Vlore sekuestrohen rreth 200 kg kanabis ne pranga dy persona
Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 191, 6 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe kanë përfunduar në pranga 2 persona. Operacioni i policisë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës. Të arrestuarit janë Demir Xhezmi Selamaj, 22 vjeç dhe Ritvan Xhezmi Çobaj, 19 vjeç të dy banues në fshatin Gjorm. Gjatë kontrollit janë gjetur 21 thasë dhe 1 bidon i mbushur me lëndë e narkotike cannabis sativa me një peshë të përgjithshme prej 191.6 kg. Hetimet vazhdojnë për të gjetur destinacionin e drogës.