E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Kodheli: Albana Vokshi, pasuri abuzive

Partia Socialiste ka vazhduar të denoncojë skandalet korruptive të mazhorancës Berisha-Meta. Pas denoncimeve të skandalit “Prifti”, sot përmes deputetes Kodheli është denoncuar fakti se një deputete e PD ka marrë në mënyrë korruptive dy tendera për Hidrocentrale. Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka treguar me dokumente të Këshillit të Ministrave favoret që i janë bërë deputetes Vokshi, që në legjislaturën e kaluar ka qenë këshilltare ekonomike e Berishës.

"Nëse do i referoheshim deklarimit të pasurisë së znj. Vokshi, do të shihnim se kjo zonjë rezulton një nga deputetet me më pak të ardhura të parlamentit shqiptar. Ndërkohë, kompania Albaenergiaplus e themeluar në vitin 2006 nga Arian Tartari, bashkëshorti i zonjës Vokshi, ka përfituar plot dy koncesione hidrocentralesh: hidrocentralin Suha2 dhe një tjetër mbi lumin Kardhiq. Ajo cka të bën përshtypje është se në të dy rastet, kompanisë së bashkëshortit të zonjës Vokshi, i është dashur bonusi i dhënë nga Ministria e Ekonomisë për të dalë firmë fituese në tender. Thënë më thjesht, subjekti Albaenergiaplus, me aksioner të vetëm Arian Tartarin, ka përfituar dy koncesione për ndërtime hidrocentralesh në dy tendera të korruptuar. Subjektit Albaenergiaplus i Albana Vokshit, në atë kohë këshilltare për ekonominë e Berishës, i është dhënë me vendim të vetë kryeministrit, bonus prej 1% të pikëve në tenderin për hidrocentralin mbi lumin Kardhiq", deklaroi Kodheli.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›