E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda nisin hetimet deshmi edhe nga Prifti

Lajmi u be publik sot pasi akuzave qe Prifti ka bere disa here ne media te ndryshme duke akuzuar direkt zevendesdrejtorin e Pergjithshem te Policise Agron Kulicaj.

Bazuar ne te dhenat dhe faktet e publikuara ditet e fundit ne median televizive dhe ate te shkruar lidhur me kontrabanden ne fushen e hidrokarbureve Prokuroria e Tiranes dhe njesia Task Force kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit ka bere regjistrimin e procedimit penal Nr 4155 viti 2010 per shperdorim detyre dhe kontrabandes parashikuar nga nenet 248 dhe 174 thane burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme. Keto hetime do te zhvillohen edhe nga Task Force e krimit ekonomik ne kete prokurori.

Sipas Prokurorise nder veprimet e para hetimore do te jete edhe marrja ne pyetje e Dritan Priftit ish-ministrit te Ekonomise i cili ngriti edhe akuzat.

Prokuroria e Pergjithshme rikujton edhe nje here ne vemendje te opinionit publik se si institucion eshte gjithmone e vemendshme ndaj akuzave per korrupsion apo per shperdorim detyre te cilat dalin ne faqet e medias si dhe nga qytetare te thjeshte apo te veshur me pushtet politik. Prokuroria e Pergjithshme dhe Prokurorite Gjyqesore ne rrethe mirepresin cdo informacion te vlefshem qe i sherben luftes kunder ketyre fenomeneve perfundon deklarata.

Prej ditesh ne media qarkojne akuza per kontrabanden e naftes se cilesise se fundit e cila nisej per t8217u eksportuar nga ku do te perpunohej por rikthehej serish ne vend per t8217u futur ne tregun e karburanteve. /S.Ll/Start/

2010-10-13 1413

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›