E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla Prokuroria te hetoje akuzat e Priftit

Deputeti socialist Taulant Balla tha se pohimi i kreut te doganave se nje kontrabande e tille ka ekzistuar perbejne nje arsye me teper qe Prokuroria te zbardhe te verteten nderkohe qe hodhi poshte idene se Sherbimi i Kontrollit te Brendshem mund te kryeje nje hetim te mirefillte ndaj nje eprori te tij.

Deshmia e djeshme e Dritan Priftit per urdhrat qe merrnin grupet e gatshme te policise per te zhbllokuar botet e kontrabandes jane konfirmimi i kesaj perfshirjeje te tmerrshme dhe kriminale te bodigardit te Saliut dhe policise se Lul Bashes tha Balla. Ai shtoi me tej se Sherbimi i Kontrollit te Brendshem nuk mund te hetoje z. Kulicaj pasi kjo do te ishte njesoj si t8217i lije nje te akuzuari per vjedhje te hetoje vetveten.

Agron Kulici nuk mund te hetohet nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem sepse rezultatet e ketij hetimi jane paragjykuar tanime nga mbrojtja qe i ka bere atij publikisht Lulzim Basha. Sot eshte momenti qe Prokuroria shqiptare te na provoje se ajo udhehiqet ne misionin e saj jo nga konsideratat politike por vetem nga ligjet e ketij vendi u shpreh deputeti socialist. /S.Ll/Start/

2010-10-13 1258

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›