Perdhunohet ne grup adoleshentja arrestohet nje nga te rinjte
Artan CENA
POGRADEC - Tre te rinj kane perdhunuar ne grup nje vajze 16-vjecare. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e dy diteve me pare ne fshatin Starove te Pogradecit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Korces kane bere te ditur se nje prej autoreve te kesaj ngjarjeje eshte vene ne pranga ndersa dy te tjeret te moshave 22 dhe 23-vjecare jane shpallur ne kerkim. Sic eshte mesuar vajza me inicialet J. A. eshte marre ne makine nga kusheriri i saj dhe eshte derguar ne banesen e nje prej djemve qe eshte ne kerkim. Aty ajo eshte lidhur dhe me pas per disa ore ndaj saj eshte ushtruar dhune seksuale. Pasi kane kenaqur epshet e tyre tre te rinjte e kane cuar adoleshenten ne banesen e saj duke e hedhur ne qymezin e pulave. Kur ajo eshte permendur ne spital ku ishte derguar per shkak te gjendjes se rende ka treguar gjithe ngjarjen. Policia ka mundur te ndaloje kusheririn e vajzes 16-vjecarin Ernold Berberi.
NGJARJA
Nje 16-vjecare nga fshati Starove eshte rrembyer nga banesa dhe me pas eshte perdhunuar ne grup nga tre persona. Me nje skenar te mirorganizuar vajza minorene me inicialet J. A. eshte marre nga kusheriri i saj me nje mjet nga shtepia dhe me pas ne bashkepunim me nje tjeter te aferm te tij dhe dy shoke e kane cuar ne shtepine e shtetasit Ervis Dushi ku vajza eshte lidhur dhe me pas perdhunuar. Vajza eshte mbajtur e mbyllur ne nje dhome duke iu nenshtruar marredhenieve seksuale me dhune. Familjaret te cilet kane pritur qe vajza te kthehej ne shtepi bashke me kusheririn e vet Ernold Berberi kane kerkuar ndihmen e policise per gjetjen e 16-vjecares. Vetem pas 24 oresh vajza eshte gjetur ne qymezin e pulave ne shtepine e saj dhe pa ndjenja. Autoret jane larguar pasi e kane hedhur vajzen naten ne vendin ku mbaheshin pulat. Familjaret e kane cuar me urgjence ne spital per shkak te gjendjes se traumatizuar.
ARRESTIMET
Gjyshi i 16-vjecares qe e ka gjetur vajzen tregon se ajo eshte dhunuar pasi u rrembye dhe me pas familjareve te kusheririt u eshte bere presion per dorezimin e vajzes. Autoret qe e kane mbajtur te mbyllur per 24 ore kane nderruar mjetin per te mos u gjetur nga policia. Uniformat blu kane nisur hetimet per kete ngjarje te rende. Policia ka mundur te prangose vetem 16-vjecarin Ernold Berberi kusheririn e se demtuares nderkohe qe jane shpallur ne kerkim dy autoret e tjere Ervis Dushi 23 vjec dhe 22-vjecari Daniel Cekici. Ndaj tyre rendon akuza e marredhenieve seksuale me dhune. Policia ka marre ne pyetje dhe autorin e katert qe ka bere transportimin e vajzes me mjet.
Vjedhjet gjashte persona arrestohen per 24 ore
TIRANE - Vjedhjet kane cuar ne pranga 6 persona brenda 24 oreve. Policia e Tiranes ka bere te ditur dje se te arrestuarit jane kapur ne flagrance duke vjedhur. Fillimisht eshte arrestuar 20-vjecari Juliano Mehmeti sepse u kap ne flagrance duke vjedhur banesen e nje shtetasi. Me pas jane arrestuar po ne flagrance edhe dy shtetas te tjere perkatesisht Endri Cerciz Avdia 29 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vepren penale te vjedhjes me dhune si dhe M. M. 17 vjec banues ne Tirane. Edhe keta dy persona u prangosen teksa po vidhnin bizhuteri. Gjate nates se shkuar policia vuri pranga adoleshentin me inicialet E. P. 17 vjec banues ne Paskuqan. I riu u prangos pasi gjykata e kishte denuar me 10 muaj burg per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim. Po ashtu forcat e Komisariatit te Policise Nr. 5 kane vene ne pranga ne flagrance shtetasit Abaz Bruci 39 vjec banues ne Babrru Koder si dhe Jani Memon 37 vjec banues ne Babrru. Arrestimi i tyre u krye sepse duke gdhire dita e djeshme rreth ores 0130 ne Paskuqan jane kapur ne flagrance nga Patrulla e Pergjithshme me nje sasi kablloje elektrike gjate momenteve duke e futur ne mjetin e tyre ku dyshohet se i kane vjedhur ne shtyllat e elektrikut ne Paskuqan.
Hetim pronarit te nje dyqanit iu gjeten mallra kontrabande
SHKODER - Kontrolli i Policise se Shkodres ne nje dyqan ushqimor te palicencuar ka zbuluar mallra kontrabande. Burime zyrtare thane se gjate kontrollit te ushtruar dy dite me pare nga ana e seksionit kunder krimit ekonomik ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale Tatimore ne nje market te palicencuar ne pronesi te 36-vjecarit me inicialet M. H. banues ne fshatin Zogaj Shkoder jane gjetur dhe sekuestruar si prova materiale disa mallra pa pulle fiskale. Policia ka bere te ditur se gjate kontrollit te bere jane sekuestruar gjithsej 119 paketa cigare te markave Marlboro Mancester Trokadero MN 16 shishe me pije alkoolike konjak te markes Skenderbeu Internacional Trademark prodhim Tirane fernet Liburn vodka Gorbacov dhe vere Vernac prodhim malazez. Nga policia jane kryer te gjitha veprimet paraprake hetimore e procedurale dhe materialet ne ngarkim te 36-vjecarit i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale te tregtimit dhe transportimit i mallrave kontrabande. Policia tha se pronari i dyqanit po ndiqet ne gjendje te lire.
Mungon prokurori shtyhet seanca per pasurite e Prudentinos
VLORE - Seanca gjyqesore ne ngarkim te Albino Prudentinos eshte shtyre ne Gjykaten e Vlores. Gjate seances se djeshme pritej te merrej vendimi per sekuestrimin e pasurive te Prudentinos i njohur si nje nga drejtuesit kryesor te organizates mafioze Sacra Corona Unita. Seanca eshte shtyre per ne daten 18 tetor dhe shkak eshte bere mungesa e prokurorit te ceshtjes.
59-vjecari u arrestua dite me pare ne qytetin e Vlores ne kuader te nje operacioni nderkombetar te Drejtesise italiane. Prokuroria shqiptare ka vendosur sekuestrimin per pasurite e Prudentinos dhe te te birit perkatesisht ne Vlore dhe ne Tirane. Prudentino i arrestuar pritet te ekstradohet ne drejtim te Italise ku do te gjykohet per nje sere veprash penale.
Banoret e Tepelenes proteste kunder shperthimeve
TEPELENE - Rreth 200 banore te fshatit Turan ne Tepelene prej ditesh kerkojne te nderpritet vala e shperthimeve ushtarake per demontimin e predhave dhe armatimeve te tjera te Dhemblanit qe po kryhet ne Perroin e Zharres vetem 1 km larg banesave te tyre. Prej 15 ditesh shperthimet kane shkaktuar plasaritje te banesave dhe pronave te tjera. Edhe shkolla e fshatit sipas mesuesve eshte demtuar ndersa ata jane detyruar ti nxjerrin femijet ne oborr ne momentin e shperthimeve. Pas nje proteste te kryer prej banoreve te fshatit dhe kerkesave te vazhdueshme drejtuar Ministrise se Mbrojtjes u premtua se do te merren masa per zhvendosjen ne nje vend tjeter te territorit te demontimit megjithate kane vazhduar shperthimet.
13 Tetor 2010