Vetevrasjet i japin fund jetes Kellezi dhe Hamani
Artan CENA
TIRANE - Tre persona i kane dhene fund jetes si pasoje e gjendjes se rende depresive ne te cilen ndodheshin. Fillimisht ka qene nje 45-vjecar nga Peqini i cili ka nderruar jete pasi eshte vetehelmuar me nje ilac bujqesor. Ylli Kateshi eshte derguar me urgjence ne spital por mjeket nuk kane mundur qe ta mbajne te gjalle. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e dy diteve me pare.
Ndersa mengjesin e djeshem nje grua 42-vjecare eshte gjetur e vetevarur ne banesen e saj. Ngjarja ndodhi ne Fushe-Preze te Tiranes. Viktima eshte Violeta Hamati.
Vetevrasja e trete ka ndodhur ne Pogradec. Ferit Kellezi 21 vjec i ka dhene fund jetes duke u qelluar me nje pistolete. Ngjarja ndodhi ne oret e pasdites se djeshme. Policia ka nisur hetimet por ende nuk ka nje raport perfundimtar ne lidhje me kete ngjarje.
TIRANE
Nje grua 42-vjecare ka nderruar jete mengjesin e djeshem pasi eshte vetevarur ne banesen e saj. Ngjarja ndodhi ne Fushe-Preze dhe viktima eshte Violeta Hamani. Burime nga policia thane se kane qene familjaret qe e kane gjetur trupin e pajete te saj. Ata jane mundur qe ti japin ndihmen e pare por cdo gje ka qene e kote. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur uniformat blu te cilat kane nisur hetimet ne lidhje me kete vetevrasje. Nga te dhenat e para dyshohet se akti i veteflijimit eshte marre ne nje moment te rende psikologjik te 42-vjecares. Si shkak i kesaj ngjarjeje mendohet te jete depresioni.
PEQIN
Nje 45-vjecar i ka dhene fund jetes pasi eshte vetehelmuar me Rrogor helm bujqesor. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e dy diteve me pare ne Peqin. Sic eshte bere e ditur nga policia ngjarja ka ndodhur ne oren 2030. Uniformat blu thane se ne kete ore kane marre informacionin se Ylli Kateshi 45 vjec eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ne gjendje te rende shendetesore. Edhe pse i eshte dhene ndihma e pare dhe te gjitha mjekimet ne lidhje me helmimin qe kishte pesuar Kateshi nuk ka mundur te mbijetoje duke gjetur dhe vdekjen. Paraprakisht nga policia mendohet se shkak i vdekjes se 45-vjecarit jane kushtet e depresionit nervor.
POGRADEC
Nje tjeter vetevrasje eshte regjistruar ne fshatin Verdove te Pogradecit gjate pasdites se djeshme. Ferit Kellezi 21 vjec nga Tirana prej dy ditesh kishte lene shtepine e tij per disa dite pushimesh te daja. Policia ben te ditur se viktima e ka kryer vetevrasjen me nje pistolete te cilen e posedonte por pa sqaruar per rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Kellezi mesohet te kete gjetur nje moment kur ne banese nuk kane qene te afermit te cileve u ka shkuar mysafir teksa ka qelluar mbi veten. Megjithese i riu eshte transportuar me urgjence drejt Spitalit te Pogradecit nuk ka mundur te mbijetoje. Mjeket kane konstatuar vdekjen e viktimes. Policia eshte duke hetuar per ngjarjen.
Ekstradimi i Izet Haxhise Ministria Nuk deshtuam ne
TIRANE - Ministria e Drejtesise reagoi per ceshtjen e ekstradimeve nje dite pasi u be publik lajmi se autoritetet turke kishin liruar Izet Haxhine i denuar me 25 vite burg ne Shqiperi si bashkepunetor per vrasjen e Azem Hajdarit. Zevendesministrja e Drejtesise Brikena Kasmi u shpreh se vendi yne ka aktet ligjore me te mira ne BE ndersa theksoi se procedurat e ekstradimit jane tejet te thjeshta krahasuar me shume vende europiane. E pyetur per deshtimin e ekstradimit te Izet Haxhise Kasmi tha se shteti shqiptar nuk ka deshtuar ne asnje ekstradim duke perfshire dhe rastin e Izet Haxhise. Shteti shqiptar nuk ka deshtuar ne ekstradime se ndryshimet ne ligj dhe perafrimi me BE-ne kane sjelle sukses dhe kjo vertetohet nga shume ekstradime qe Shqiperia ka bere kohet e fundit. Heqja e vizave do ti lehtesoje edhe me shume procedurat - u shpreh Kasmi. Sipas saj kuadri ligjor per ekstradimet ne Shqiperi eshte shume i gjere deri dhe te pelqimi qe jep i denuari ndaj kerkeses per ekstradim. Ekstradimet marrin ne pergjithesi pelqimin e te denuarit. Nuk kemi informacion ne rastin qe ju permendet u pyet per Izet Haxhine se shtetasit jane penguar ne procedurat e ekstradimit. Ne rastin e tij eshte ndjekur nje procedure e thjeshte dhe normale. Izet Haxhia eshte denuar me 25 vite burg nga Drejtesia shqiptare si i implikuar ne vrasjen e Azem Hajdarit. Edhe pse ishte arrestuar ne Turqi ne vitin 2006 ai nuk u ekstradua kurre ne vendin tone dhe dje u mesua se eshte liruar nga burgjet turke.
Arrestohet nje emigrant shqiptar ne hetim per dy vrasje
ATHINE - Arrestohet nje emigrant shqiptar ne qytetin e Katerines ne Greqi pasi akuzohet per vrasje me dashje te nje tjeter shqiptari dhe tentative vrasjeje te dy tjereve. Policia e Selanikut kishte leshuar urdher-arrestin ndaj tij qe nje vit me pare. Sipas nje deklarate per shtyp nga policia lokale 26-vjecari shqiptar qe u arrestua ne Katerine merrte pjese ne nje grup kriminal ku gjate muajit korrik te vitit te kaluar sulmuan ne qender te Selanikut me gure dhe shkopinj dy emigrante shqiptare te cilet ishin vellezer dhe iu shkaktuan atyre plage te renda. Njeri nga dy viktimat vdiq nje muaj me vone ne spital pasi nuk mundi tu rezistonte plageve te renda qe kishte ne koke. Sipas hetimeve paraprake 26-vjecari u identifikua si autor i tentatives se vrasjes se nje 37-vjecari korrikun e kaluar ne zonen Sfagjion te Selanikut dhe kishte si rezultat plagosjen e rende te viktimes me pistolete. Gjithashtu policia eshte duke hetuar edhe pjesemarrjen e 26-vjecarit ne nje vrasje qe ndodhi prillin e kaluar ne Kalithea te Halkidhikise. Gjate kontrollit qe u ushtrua ne banesen e 26-vjecarit u gjeten dhe sekuestruan nje pistolete dhe gjashte fisheke.
Shkaterrohet rrjeti i trafikut mes tyre edhe shqiptare
ATHINE - Policia greke shkaterroi nje bande te trafikut te lendeve narkotike ku ishin perfshire dhe shqiptare. Ne pranga rane 7 persona te cileve iu gjeten sasi te konsiderueshme lendesh narkotike e armesh. Sipas autoriteteve kjo ishte nje prej organizatave me te rrezikshme ne Greqine Qendrore. Te ndaluarve iu sekuestruan Cannabis heroine kallashnikove kallepe dinamiti dy automjete si dhe rreth 8 mije dollare. Kater anetare te tjere te bandes u shpallen ne kerkim.
13 Tetor 2010