Kontrabandë barnash, pranga mjekut dhe doganierit

Barnat e ardhura ne menyre ilegale, foto arkiv
Policia e Tiranës ka arrestuar një mjek dhe një doganier, pasi akuzohen për kontrabandë barnash.
Sipas policisë, ata u arrestuan në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, pasi akuzohen se kanë futur në vend barna në mënyrë ilegale.
Në pranga gjithashtu përfunduan edhe një përgjegjës turni si dhe shoferi i mjekut. Barnat okulistike vinin nga Turqia dhe kaloheshin nga aeroporti i Rinasit duke iu shmangur detyrimeve doganore.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa policia pritet të bëjë publike detajet e operacionit të ndërmarrë orët e vona të natës së shkuar. /E.L/