Shalsi: Zgjedhja e presidentit, një tjetër shkelm integrimit

Eduard Shalsi / Foto arkiv
Në nisje të seancës së sotme parlamentare, deputeti socialist, Eduart Shalsi,u shpreh se zgjedhja e një presidenti jokonsensual është një tjetër shkelm që maxhoranca i jep integrimit të vendit në BE. Duke iu referuar raportit të DASH dhe atij të Freedom House, Shalsi tha se në to imazhi i vendit damkoset për të disatën herë.
Kemi dy raporte, që për hir të së vërtetës damkosin rishtas Shqipërinë. Raporti i DASH damkos rishtas zgjedhjet e 8 majit. Pak ditë më pas, raporti i Freedom House flet për katër të vrarët në mes të bulevardit. Pikërisht në këtë situatë pamë një mobilizim të jashtëzakonshëm të partnerëve tanë të kërkonin me ngulm zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Si për ti dhënë një tjetër shkelm integrimit të Shqipërisë në BE, ju kthyet një vesh të shurdhër ndaj të gjitha atyre që donin ta shihnin atë në BE. Shqipëria e ka pasur një shembull të zgjedhjes së presidentit konsensual, tha Shalsi. / G.N.