E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, kapet 20 kg drogë, dy në pranga

Arrestohet për vepra penale, foto arkiv

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Operacioni i koduar Transportuesit, përfundoi me arrestimin e 34-vjeçarit, Sotiraq Demirazi dhe 31-vjeçarit, Ilir Orgecka, të dy banues në qytetin e Korçës.

Sipas policisë këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me shitjen e sasive të mëdha të drogës në qytetin juglindor.

Policia sekuestroi 20 kg e 290.4 gram lëndë narkotike të llojit marjuanë, 3 aparate celulari, 1 automjet tip Benz si dhe një automjet tip Audi A-6. /V.H/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›