Kontrabande cigaresh, 2 ne pranga
Nje 30-vjecar, me banim ne Tirane, eshte arrestuar ne flagrance mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne ambientet e Portit te Durresit, pasi eshte kapur me nje sasi cigaresh kontrabande. Burime nga Policia e Durresit thane se Erion Lako, eshte kapur me 200 steka cigaresh te markave "Marlboro" e "Philip Morris". Policia arrestoi edhe pergjegjesen shqiptare te dyqanit "Duty Free Shop", brenda ambienteve te tragetit "Santa Maria", Rezarta Pango, 31 vjec, e cila dyshohet te jete e implikuar ne kontrabanden e cigareve. Policia tha se po hetohet ne gjendje te lire Julian Shahini, 34 vjec, banues ne Shijak, i cili dyshohet te jete personi qe do te tregtonte cigaret.
K.J
K.J