Vrasja e Salikos, Cala lirohet nga akuza
Fier - Dosja e 30-vjecarit Guxim Cala ka shkuar ne gjykaten e rrethit te Beratit. Burime nga akuza saktesojne se emigranti do te akuzohet vetem per "armembajtje pa leje", pasi rane akuzat ne ngarkim te tij per vrasjen e biznesmenit Ismet Saliko. Dyshimet e prokurorise u bazuan ne nje shume prej 2 mije eurosh qe Cala i kishte borxh biznesmenit fierak, por policia nuk mundi te vertetoje se Cala ishte ne Shqiperi ne kohen kur u krye krimi. Vete emigranti ka treguar se borxhi ishte per blerjen e nje apartamenti dhe do te paguhej pasi te hipotekohej siperfaqja e blere.
Xh.B
Xh.B