Kontradikta e PS-se injoron tryezen por lyp kompromis

Tahiri Deshtoi tryeza e eksperteve
PS injoron perfshirjen e eksperteve per pergatitjen e reformes se re elektorale duke kerkuar me pare kompromis politik. Deputeti socialist Saimir Tahiri e cilesoi te deshtuar tryezen e dyte per reformen zgjedhore ne te cilen PS refuzoi pjesemarrjen. Pavaresisht perpjekjes se perseritur te mazhorances per te organizuar nje tryeze te reformes zgjedhore ne nivel ekspertesh opozita vazhdon te kushtezoje cdo pjesemarrje ne kete tavoline me transparencen zgjedhore. Kjo mbledhje ishte nje tryeze e deshtuar - tha Tahiri ne fjalen e tij. Sipas deputetit socialist kjo tryeze nuk mund te jete efektive pa pjesemarrjen ne te te Partise Socialiste. Keshtu opozita e konsideroi si te pavlere tryezen e reformes zgjedhore pasi per te ne fillim ka rendesi transparenca dhe pa arritjen e kesaj te fundit nga Partia Socialiste dhe aleatet e saj nuk do te procedohet me tej per kodin. Selia roze edhe nepermjet fjaleve te fundit te kryetarit te saj Edi Rama kerkon ne fakt qe te behet me pare hetimi i zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit dhe me pas ajo mund te diskutoje apo te jape propozimet e saj ne lidhje me reformen elektorale. Kjo gje eshte nenvizuar edhe nga Tahiri i cili tha se objektivi kryesor i PS-se dhe i aleateve te saj eshte arritja e kompromisit me mazhorancen per transparencen. Nuk duhet nje tryeze ekspertesh por nje konsensus politik - u shpreh Tahiri. Por reagimi i fundit i ardhur nga ambasadori i OSBE-se Wollfarth shprehu rendesine qe ka tashme per Shqiperine reforma elektorale dhe arritja e kompromisit politik per te. Kjo eshte ne te vertete mjaft e rendesishme per vendin dhe per zgjedhjet e ardhshme lokale pasi nuk mund te lihen hapesira boshe te cilat do te krijonin me pas veshtiresi ne mbajtjen e ketyre zgjedhjeve. Per me teper qe tashme vendi yne eshte ne prag te liberalizimit te vizave dhe nje sjellje kundershtuese apo kushtezuese eshte ne dem te kesaj te fundit. E gjitha kjo eshte ne kundershtim me ate qe shprehin socialistet per te cilet edhe ne reagimet e fundit si nepermjet kryetarit te grupit parlamentar Gramoz Ruci ashtu edhe nepermjet deputetit Saimir Tahiri shprehet se ne fillim duhet bere hetimi i zgjedhjeve te shkuara dhe me pas te behet reforma zgjedhore. Per sa i perket kesaj te fundit ne tryezen e se premtes ish-kryetari i KQZ-se Kristaq Kume u zgjodh kreu i sekretariatit qe do te punoje per rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Kume ne kete mbledhje u shpreh se perpara kompromisit politik eshte i nevojshem nje draft i eksperteve duke kundershtuar Partine Socialiste qe edhe nepermjet deputetit Tahiri theksoi se me pare duhet kompromis per hetim parlamentar dhe me pas mund te flitet per reforme zgjedhore.
Ruci leter Fules Jo pjese e ndryshimeve te kodit
Ne nje kohe kur Brukseli i ben thirrje opozites qe te behet pjese e permiresimeve te Kodit Zgjedhor PS ben autogolin e radhes ku i shkruan Stefan Fules se nuk merr pjese ne procesin e ndryshimeve te kodit. Keshtu ka qene kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci i cili informoi nepermjet nje letre komisionarin Fule dhe kreret e dy grupeve kryesore parlamentare te Parlamentit Evropian Joseph Daul dhe Martin Schulz per shqetesimet e opozites dhe situaten politike ne Shqiperi. Ruci eshte shprehur nepermjet letres se Shqiperia eshte ne nje krize te thelle politike dhe institucionale burimi i se ciles eshte pikerisht deformimi i procesit zgjedhor te 28 qershorit. Kreu i grupit parlamentar socialist nenvizoi vendimin e socialisteve per te mos marre pjese ne permiresimin e Kodit Zgjedhor duke shprehur bindjen e opozites se pa transparencen e zgjedhjeve te kaluara nuk do te kete garanci per zgjedhje te lira ne te ardhmen. Ne jemi te bindur se zgjedhjet e qershorit te 2009 nuk i deformoi Kodi Zgjedhor por shkelja e Kodit Zgjedhor duke njehsuar shtetin me pushtetin dhe shkaterrimi i qellimshem i mekanizmave garantues qe percaktuam se bashku me PD-ne. Pavaresisht se cdo kod cdo ligj eshte i permiresueshem pavaresisht se ky kod ka nevoje per permiresime ne na duhet ne radhe te pare qe ligjet qe miratojme ti zbatojme - shkruhet ne letren e zotit Ruci. Kjo leter e Rucit konfirmoi qendrimin e PS-se kunder reformes zgjedhore per ndryshimet e mundshme ne kodin elektoral. Ne kete menyre selia roze hedh poshte thirrjet e nderkombetareve per kompromise ne lidhje me kete reforme e cila ne fakt eshte mjaft e rendesishme per zgjedhjet e ardhshme vendore te caktuara tashme nga Presidenti i Republikes Bamir Topi ne 8 maj 2011.