Haxhinasto Me modelin e Trebinjes PD-LSI sukses te garantuar me 2011

Kreu i diplomacise shqiptare shpjegoi ne nje interviste per gazeten Illyria levizjet e Shqiperise per njohjen e Kosoves dhe marredheniet me Serbine ndersa ka ritheksuar suksesin dhe reformat e qeverise ne liberalizimin e vizave dhe proceset integruese.
Zoti minister ne detyren tuaj mund te themi ende ne thonjeza a jua keni marre doren puneve te rendesishme qe ka diplomacia e Shqiperise
Sigurisht qe politika e jashtme dhe diplomacia si mjeti per realizimin e saj eshte nje sfide permanente me situata gjithmone te reja te cilat kerkojne vendimmarrje te rendesishme. Une jam i angazhuar qe ne kete proces dinamik sigurisht te realizoj eficencen maksimale te veprimit diplomatik dhe ne kete perpjekje timen kam mbeshtetjen e te gjithe korpusit te diplomateve shqiptare ne Tirane dhe ne perfaqesite tona diplomatike.
Zoti Haxhinasto ju e moret detyren pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. A besoni se diplomacia e Shqiperise duhet te beje me teper pas shpalljes se ketij opinioni duke u nisur nga fakti se nje apo dy njohje nuk duket se jane nje numer i madh
Diplomacia shqiptare e ka vendosur ceshtjen e njohjes te lobimit per njohjet e reja te Kosoves si nje detyre te rendesishme te aktivitetit te saj. Per momentin jemi duke perpunuar nje strategji konkrete specifike per te gjitha ceshtjet ku ne mund te kontribuojme dhe per te gjitha ato vende ku ne mund te lobojme dhe mund te kemi efikasitet konkret.
Nese mundeni a na sqaroni se cfare elementesh permbajne keto parapergatitje tuajat zoti minister
Po tani kjo eshte nje pakete e elaboruar eshte nje veprim strategjik i cili eshte sigurisht per te orientuar veprimin tone diplomatik dhe ajo qe do te shihet nga publiku do te jete veprimi konkret diplomatik dhe produkti i tij.
Ju jeni shprehur pas gjendjes politike qe po kalon Kosova se shteti i ri do tia dale mbane per ta kapercyer kete gjendje. Kosova pergatitet per nje pale zgjedhje por ndoshta po duket se ato do te mbahen me heret se parashikimi. Bej fjale perpara 13 shkurtit sic pritej. A do te ndikoje Shqiperia ne rregullativat ligjore te Kosoves per te mundesuar nje pale zgjedhje te lira dhe te drejta
Republika e Shqiperise eshte nje vend mik i Kosoves i cili ndjek me vemendje te vecante te gjitha zhvillimet politike atje. Por Kosova tashme e ka te gjithe sistemin institucional te saj te konsoliduar ka nje klase politike mature dhe te pergjegjshme nga sfidat e medha qe ka Kosova nga te cilat eshte edhe procesi i negociatave me Serbine. Keshtu qe une gjykoj se zgjidhjet me optimale me ne sherbim te Kosoves dhe te ardhmes se saj do te gjenden ne Prishtine dhe kam besim te plote per kete.
Zoti minister Shqiperia mbeshtet fillimin e bisedimeve praktike me Serbine perpara apo pas zgjedhjeve ne Kosove
Mendoj se ceshtja e kohes se ketyre negociatave nuk eshte shume relevante per sa u takon zgjedhjeve. Mendoj se ceshtja e negociatave eshte proces i natyrshem qe vjen pas ngjarjeve te medha te rendesishme per sa i takon konfirmimit nderkombetar te legjitimitetit te pavaresise se Kosoves. Dhe sigurisht me nje do te thosha legalitet te tille procesi i negociatave nuk ndikohet aspak nga zhvillimet politike te brendshme te Kosoves qe sic e thashe edhe pak me lart jane zhvillime normale zhvillime te cilat realizohen ne nje kuader kushtetues tashme te qarte dhe me pergjegjesite perkatese politike te te gjithe aktoreve te perfshire.
A mendoni zoti minister se lidhur me Luginen e Presheves disa ceshtje nuk po realizohen nga shteti serb A duket se Serbia u eshte permbajtur fjaleve te saj
Ajo qe eshte e rendesishme jane vullnetet qe ekzistojne ndermjet te dyja paleve per te forcuar marredheniet ne te gjitha planet qe duhet te konkretizohen ne veprime konkrete te cilat tashme jane te identifikuara. Ato kane te bejne me nje liste ceshtjesh qe duhet te zgjidhen midis te cilave eshte edhe njohja respektive e diplomave per studentet e Presheves qe kane mbaruar ne shkollat jashte Serbise apo per ceshtje te tjera qe kane te bejne me integrimin e tyre te metejshem ne jeten politike ekonomike dhe sociale te Serbise. Kjo do te jete nje ceshtje per te cilen ne do te tregojme vemendje te vazhdueshme dhe une besoj qe vullnetet e shprehura politike shume lehte mund te perkthehen ne veprime konkrete ne veprime qe do te sjellin nje cilesi tjeter te jetes se qytetareve te Lugines se Presheves.
Shqiperia si dhe Kosova zoti minister jane treguar te hapura dhe shume bashkepunuese me fqinjet sidomos me Serbine ne rastin konkret. Po nuk duket se Serbia ka qene kaq e hapur dhe bashkepunuese jo vetem me keto dy shtete por edhe me Gjykaten e Hages. E kam fjalen qe a ekziston te Shqiperia i njejti mirekuptim per te mbeshtetur Serbine ne rrugen e integrimit
Ne mendojme se sa me shume qe te angazhohet Serbia ne proceset integruese aq me e fuqishme do te jete influenca evropiane ne shoqerine dhe ne politiken serbe. Prandaj ne kemi bere kete zgjedhje kemi mbeshtetur proceset integruese te Serbise. Por gjithashtu ne kemi kerkuar ne vazhdimesi qe procesi i integrimit eshte procesi i performances se secilit vend eshte nje proces i realizimit te detyrimeve perkatese dhe sigurisht ceshtja qe ngrini ju eshte nga detyrimet te cilat jane te domosdoshme qe Serbia ti realizoje.
Zoti minister cilat jane marredheniet e Shqiperise me Greqine A i vleresoni si te nivelit shume te larte
Une do ti cilesoja si marredhenie te shkelqyera. Shqiperia ka Greqine si partner te dyte ekonomik ne fushen e bashkepunimit ekonomik dhe te shkembimeve tregtare. Greqia eshte nje partner ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian nje mbeshtetese e ketij procesi. Greqia ka qene nje mbeshtetese per integrimin tone per anetaresimin tone ne NATO dhe sot eshte nje partnere e Shqiperise ne kete organizate. Keshtu qe keto marredhenie jane te plota jane me shume nivele dhe me shume dimensione. Ne sigurisht qe kemi nje sfide qe ti cojme ato me tej te krijojme nje volum te ri shkembimesh te thellojme me tej bashkepunimin ekonomik te integrojme me shume shqiptaret qe jetojne atje e nje sere ceshtjesh te tjera te cilat ne tashme i kemi identifikuar me partneret greke dhe per te cilat punojme vazhdimisht.
Per lehtesimin e regjimit te vizave qeveria e koalicionit mes Levizjes tuaj Socialiste per Integrim dhe Partise Demokratike te Kryeministrit Sali Berisha mund te thuhet se eshte nje arritje jashtezakonisht serioze. Cfare besoni se duhet beje Shqiperia qe ato 2-3 kritere qe kane mbetur dhe qe me teper i perkasin mosbesimit te disa vendeve anetare te zhbehen
Ne jemi ne nje moment qe edhe ato vende anetare te cilat kane pasur nje lloj skepticizmi per liberalizimin e levizjes ne hapesiren Shengen jo domosdoshmerisht te shkaktuara nga Shqiperia por nga efektet qe krijoi liberalizimi nga vendet e tjera si per shembull Maqedonia apo Serbia tashme jane adresuar ne menyren me te pershtatshme. Ne nderkohe kemi garantuar partneret tane evropiane se Shqiperia i ka arritur te gjithe standardet e nevojshme per te realizuar liberalizimin. Kjo gje eshte konfirmuar prej vete atyre ne raportet e ndryshme te eksperteve dhe mendoj se duhet te jemi te bindur ne keto momente se vendimi per liberalizimin e vizave per shqiptaret ne nentor do te jete i garantuar.
Pervec pritjes pozitive qe tashme duket se e ka marre udhen e saj te heqjes se vizave Shqiperia pret edhe raport-progresin dhe sidomos opinionin e Komisionit Evropian nese eshte e gatshme ose jo per te filluar negociatat per statusin kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Klima politike ne Shqiperi nuk ka lene shume shpresa per kete...
Mendoj se edhe per kete ceshtje une jam shprehur mjaft qarte qe pritshmerite evropiane jane qe Shqiperia te kete nje funksionim institucional te debatit politik pra brenda institucioneve jo ne rruge apo bojkote te kete nje angazhim konkret te te gjitha forcave politike per ato ceshtje qe jane ngritur si shqetesuese sic eshte transparenca e zgjedhjeve apo reforma zgjedhore. Mendoj se ajo qe tregon vertetesine e kauzave te njeres apo te tjetres force politike eshte veprimi konkret per te realizuar keto kauza eshte veprimi konkret se si veprohet per te bere transparencen e zgjedhjeve apo se si veprohet per te bere reformen zgjedhore. Ceshtja e reformes zgjedhore nuk eshte retorike ceshtja e reformes zgjedhore eshte veprim konkret. Hapesirat ekzistojne dhe tashme keto hapesira duhen shfrytezuar per rezultate edhe te prekshme per kete qellim. Edhe tryeza e fundit e partive politike konfirmoi pikerisht vullnetin qe ekziston nga mazhoranca qe te realizohen veprime konkrete dhe keto te perkthehen ne standarde me te larta zgjedhore. Per sa i takon ceshtjes se transparences zgjedhore tashme edhe per kete ceshtje jane dhene garancite per cdo veprim politik per cdo veprim legjislativ i cili mund te realizoje nje transparence te plote te zgjedhjeve te kaluara.
Pyetja e fundit zoteri ka te beje me fitoren e kandidatit te LSI-se ne komunen Trebinje te Pogradecit. Por po ashtu lidhet edhe me vete pyetjen nese eshte deshmi kjo fitore qe koalicioni LSI-PD do tia dale mbane edhe ne zgjedhjet e ardhshme vendore
Mendoj se rasti i Trebinjes ishte nje shembull shume i qarte qe deshmoi se kur krijohen energjite e caktuara kur realizohet nje koalicion i bazuar ne objektiva te perbashketa dhe kur behet perzgjedhja e duhur e kandidaturave rezultatet jane shume pozitive. Une jam i bindur se ky model qe u perdor ne Trebinje do te jete nje model nje formule e suksesit ne nje shkalle shume te gjere kombetare edhe per zgjedhjet e ardhshme te majit 2011.