E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e PS-se Berisha Te henen pergjigjja per Ramen

Berisha uron Ramen Gezuar muajin e mjaltit Kryeministri peruron ujesjellesin e Marikajt

Kryeministri Sali Berisha i ka vendosur afat pergjigjes qe do ti ktheje Partise Socialiste per propozimin qe kreu i te majteve Edi Rama dorezoi ne tryezen e pare te partive per reformen zgjedhore oferte qe nuk ofron asgje te re per sa i takon qendrimit qe ka selia roze per zgjidhjen e ngercit politik por qe gjithsesi Kryeministri premtoi se do ta trajtonte me seriozitet. E mora po e shqyrtoj. Te gjitha mundesite ne menyre absolute ekzistojne per tiu pergjigjur pike per pike kerkesave te rezolutes se Parlamentit Evropian - u shpreh Berisha. Propozimi - tha ai - qe kam bere ne tryezen e kaluar ka qene me i miri dhe me i ploti. Ka nje vendim te Gjykates Kushtetuese qe i ve Parlamentit kufirin tek thana sa i takon hetimit - nenvizoi Berisha. Tashme te henen mazhoranca do te ktheje publikisht pergjigje por deklarimin Kryeministri e shoqeroi edhe me nje urim te rastit per kryesocialistin nisur nga fakti qe shenohen vetem pak dite nga martesa e tij.

Me lejoni ti uroj kryetarit muaj mjalti te gezuar. Kjo eshte ne rrafshin njerezor. Per pjesen tjeter eshte e sigurt se diten e hene do te kene pergjigjen tone serioze dhe uroj qe ata ta shqyrtojne e trajtojne me seriozitet - theksoi z. Berisha. Keto komente Kryeministri i beri pasi peruroi ne Marikaj pjese e Bashkise Vore ujesjellesin rajonal investim me vlere 96 milione leke fale te cilit do te furnizohen me uje 7 mije banore te kater fshatrave. Gjate fjalimit te mbajtur perpara banoreve te zones Kryeministri tha se qeveria qe drejton mbetet e angazhuar te zbatoje axhenden e saj te investimeve ne vend. Ai vuri ne dukje se vendimi i pritshem per liberalizim te vizave eshte teresisht i merituar fale reformave te ndermarra nga qeveria.

Me tej Kryeministri u ndal edhe ne reformat e ndermarra nga qeveria dhe prioritetet e axhendes se saj si interesi me i mire i qytetareve shqiptare.

Ne vazhdojme axhenden tone dhe kjo pune qe bejme eshte ne interesin tuaj me te mire. Pavaresisht nga zhurma mediatike e atyre qe kane zero alternative qeveria vazhdon reformat e medha e te thella me te cilat beri te besueshme Shqiperine e shqiptaret per heqjen e vizave. Me keto reforma qeveria ka bere investime te medha ka bere realizime serioze dhe ju garantoj se ky vendim eshte fund e krye i bazuar ne meriten ne realizimet e Shqiperise shqiptareve dhe qeverise shqiptare - u shpreh z. Berisha. Kryeministri siguroi Qeveria vazhdon te kete ceshtje kryesore rritjen e rrogave dhe pensioneve une kam kenaqesi se sot cdo fermer ne Vore e ne mbare Shqiperine i cili kater vite me pare merrte 3 400 leke sot merr dyfishin merr 7 200 leke dhe i garantoj se nuk do te ndalemi por do te ecim me shpejtesi drejt asaj kohe qe edhe ne fshatin shqiptar te mos kete pension nen 100 dollare. Qeveria pavaresisht nga shpifjet trillimet e thashethemet e atyre qe mendojne se do te shnderrojne genjeshtren ne buken e perditshme te shqiptareve do te vazhdoje infrastrukturen. Ne 4 vite kemi ndertuar 6 mije kilometra rruge. Gjate ketij mandati Shqiperia do te kete rrjetin rrugor me te mire me te plote me te ri ne rajon e me gjere - deklaroi Kryeministri Sali Berisha.

Ne Bashkine e Vores ne 5 vitet e fundit eshte investuar te pakten 33 here me shume se ne 20 vite te marra se bashku. Vetem ne komunen Marikaj jane ndertuar 39 km rruge te reja 2 shkolla apo dhe mbjelle te 300 ha ullinj. Per sa u takon ullinjve si nje nga projektet kryesore te qeverise Kryeministri tha se do subvencionohet cdo rrenje ne menyre qe brenda tri vitesh kjo zone te disponoje te pakten 1 mije ha ullinj te mbjelle.

Duke uruar banoret e Marikajt dhe te Bashkise Vore per ujesjellesin e ri qe do te furnizoje me uje te pijshem 4 fshatra te kesaj bashkie me rreth 7 mije banore Kryeministri Berisha garantoi se ne tri vitet e ardhshme do te asfaltohet cdo rruge e kesaj bashkie do te ndertohet nyja e Vores si dhe ujesjellesi e sistemi i kanalizimeve per cdo fshat te saj.

Ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha i kushtoi rendesi te vecante zhvillimit te projektit te ullirit dhe ftoi fermeret e kesaj zone te njohur per prodhimin e ullirit per te zgjeruar siperfaqen e mbjelle me ulli nga 300 hektare aktualisht ne 1 mije hektare duke i garantuar se qeveria do ti subvencionoje per cdo rrenje ulliri te mbjelle. Kryeministri u beri gjithashtu te njohur se kete vit fillon nje tjeter projekt ambicioz per kultivimin e drureve frutore te arres bajames geshtenjes sheges.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›