E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrata e re për energjinë të rishikohet

Kjo u theksua sot gjatë një takimi midis akademikëve dhe ekspertëve ligjor të Konfederatës së Industrisë. Në këtë takim ishin edhe drejtuesit e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatoreve /METE.

Gjatë takimit, u kërkua si domosdoshmëri ngritja e një trupe të specializuar në varësi dhe licencuar nga ERE me qëllim që të veprojë në kushte asnjanëse për të vlerësuar profesionalisht teknikisht shkaqet e pasojave dhe përcaktimin e përgjegjësisë në përplasjet Furnizues-Klient.

“Kontrata e Furnizimit me Energji Elektrike duhet të përcaktojë qartësisht të gjithë procedurën e përcaktimit të përgjegjësisë ndërmjet palëve dhe shërbimin e provës për tu përdorur në zgjidhjen e konflikteve ndërmjet palëve nga ERE ose gjykata. Në rast të kundërt parimi i “dëmshpërblimit” i vendosur ne draftin e ERE është tërësisht i papërdorshëm dhe përsëri praktikisht klientët familjare/qytetare do të jenë të pambrojtur si deri më sot”, u tha ndër të tjerash në këtë takim.

Gjithashtu, u kërkua edhe përfshirja në fushën e përgjegjësisë të Gjykatës Administrative të zgjidhjes së konflikteve ndërmjet palëve Furnizues-Klient (biznes/qytetar) në rastin e furnizimit me energji elektrike me qëllim rritjen e shpejtësisë dhe profesionalizmit. Përfaqësuesit e ERE shprehën, se janë të gatshëm të mirëpresin vërejtjet profesionale të Forumit Akademik dhe përmirësimin e draft Kontratës së Furnizimit me energji elektrike, me qëllim përafrimin me standardet e ngjashme me vendet e Bashkimit Evropian. Miratimi përfundimtar i kontratës është parashikuar në fund të muajit shkurt 2011. Përfaqësuesit e ERE u shprehen se në mjaft raste CEZ Shpërndarje nuk zbaton edhe vendimet e saj në zbatim të ligjit.  /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-12 15:06
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›