Prifti sfidë Metës: Kam video të gjatë për diplomatët

Tashmë kur është larguar nga radhët e LSI-së, pas prishjes së marrëdhënieve me Metën që çoi në largimin e tij nga posti i Ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti siguron se të gjitha ato çfarë thuhet në video janë thënie të vërteta të Ilir Metës.
“Kam ndjekur me vëmendje dje emisionin “Fiks Fare” dhe sot reagimin e “kristaltë” të Ilir Metës, ku mohon presionin që ka bërë ndaj meje për t’u dhënë tendera dhe koncesione miqve të tij. Për publikun dua të konfirmoj si dëshmitar i ngjarjes, se videoja e shfaqur në “Fiks Fare” është e saktë dhe përmban thënie origjinale të Ilir Metës në bisedën me mua”, ka pohuar Prifti.
Ai shtoi se kishte një video origjinale më të gjatë, duke siguruar se do ta depozitojë atë në prokurori, si dhe do t’ua dërgojë selive diplomatike. “Unë kam versionin origjinal të videos dhe do t’ia vë në dispozicion prokurorisë. Do t’ia vë atë së shpejti në dispozicion të gjitha ambasadave të huaja në vend, institucioneve ndërkombëtare që na monitorojnë dhe merren me zbatimin e ligjit, OSBE-së, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, etj. Origjinalitetin dhe vërtetësinë e asaj bisede do kenë mundësi ta vërtetojnë të gjithë”, shtoi Prifti./S.Lleshi/Start/
2011-01-12 14:53
[