Kontratë deri më 2018 për Messin

Barcelona ka ndërmend që të zgjasë kontratën me Lionel Messin deri në vitin 2018. Sipas radios katalane ‘RAC 1’, klubi katalan kërkon të mbajë në gjirin e tij yllin argjentinas të paktën deri në moshën 31-vjeçare.
Messit i skadon kontrata aktuale në qershor të vitit 2016 dhe rinovimi nuk mund të bëhet para verës së ardhshme sepse rregullat e FIFA-s nuk lejojnë që një futbollist të jetë i lidhur me një klub për më shumë se 5 vite.
Disa ditë më parë, presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, theksoi: “Rinovimi i Messit mund të bëhet nesër ose vitin tjetër. Nuk ka pse nxitohemi”.