E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi: Ishte fitore me shpirt, tani ëndërrojmë

Xhani de Biazi

Trajneri vlerëson lojën dhe shpreson te kualifikimi.

Ndryshe nga humbja me Islandën, trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, në sallën e konferencave duket më i qetë, duke dashur të tregojë se kjo është skuadra e tij e vërtetë.  “Pas ndeshjes me Islandën të gjithë na akuzuan dhe na thanë se prekëm fundin, ndërsa tani jemi në majë. Sinqerisht më duhet të them se kam mbetur i zhgënjyer nga disa komente që janë bërë pas humbjes së parë, pasi skuadra edhe në atë takim ka luajtur mjaft mirë, por futbolli është i tillë, që humbet edhe kur paraqitesh mirë. Dhe ne një gjë e tillë na ka ndodhur. Mund të them të njëjtën gjë edhe për ndeshjen e sotme (djeshme). E gjithë skuadra ka luajtur shumë mirë dhe fitorja na ka buzëqeshur. Në minutat e fundit kemi vuajtur disi dhe unë për këtë arsye bëra lëvizje, duke futur futbollistë me eksperiencë si Curri dhe Dallku, të cilët mund të përballonin edhe terrenin e vështirë. E di që në rast se do të kishim fituar edhe me Islandën, do të ishim nëntë pikë dhe llogaritë do të bëheshin ndryshe, megjithatë, duhet ta shohim vetën në këtë pozicion që jemi”, ka deklaruar trajneri. Më pas ai ka folur edhe për futbollistët dhe ndryshimet që ka bërë në formacion. “Roshi ka dhënë sinjale pozitive dhe synimi im ka qenë ta aktivizoja nga minuta e parë në ndeshjen me Islandën. Edhe ndryshimet e tjera që kam bërë në skuadër kanë dhënë sinjale pozitive, siç është rasti i Berishës. Personalisht e dua shumë këtë skuadër, pasi luan me shpirt. Dua t’ju them se përpara ndeshjes me Islandën, Mërgim Mavraj ka pësuar një dëmtim. Ishte me frakturë në brinjë dhe kur e kam pyetur a do të luante, ai më është përgjigjur: ‘Mister, do të luajmë dy ndeshje, të cilat mund të na çojnë në Brazil, dhe jo dy miqësore’”. Ndërkohë, De Biazi është optimist për të ardhmen. Pas fitores së djeshme dhe sinjaleve pozitive që skuadra dha në fushën e blertë, të gjithë mund të shpresojnë te fitorja, duke parë se tashmë kemi gjashtë pikë dhe dy ndeshjet e radhës i luajmë ndaj Norvegjisë. “Ajo që duhet t’ju them është se shpresa vdes e fundit dhe ne kemi të drejtë të shpresojmë për gjithçka që ka lidhje me kualifikimin. Skuadra ka dhënë sinjale pozitive në fushë, dhe unë besoj shumë, pavarësisht se kemi humbur një takim ndaj Islandës që na ka penalizuar shumë në aspektin e pikëve”, thotë De Biazi. Ky i fundit, i pyetur për formacionin për ndeshjen e radhës dhe nëse do të ndryshojë ai, nuk ka dashur të bëjë asnjë koment. “Përpara kemi një ndeshje miqësore në të cilën do të bëjmë disa prova, më pas do të mendojmë për Norvegjinë. Tashmë duhet të gëzojmë fitoren e arritur”, ka përfunduar trajneri i përfaqësueses sonë.

Shqipëri – Slloveni 1-0
Shënues: Roshi 36′
Kartonë të verdhë: Roshi, Vila, Lila/ Mertelj, Iliçiç, Kirm, Shuler’
Gjyqtarë: Martin Hanson/ Magnus Sjoblom dhe Per Brogevik (SUE)
Shqipëria: E.Berisha, Lila, Cana, Mavraj, Agolli, Bulku, Vila (Dallku 85′), Kukeli, Roshi, Sadiku (Salihi 46′), Çani (Curri 75′). Trajner: Xhani De Biazi
Sllovenia: S.Handanoviç, Breçko, Shuler, Jokiç, Maroh, Kirm, Radosavljeviç (Kampl 77′), Iliçiç (Sishiç 72′), Mertelj, Dediç (Kavusheviç 59′), Matavz. Trajner: Slavisa Stojanoviç

Stojanoviç: Tani jemi larg kualifikimit
Ndoshta nuk e kishte menduar një humbje në Shqipëri, megjithatë, Slavica Stojanoviç nuk ka asnjë kritikë për futbollistët e tij. “Ne luajtëm mirë dhe kishim rastet tona për shënim, të cilat nuk ditëm t’i shfrytëzonim ato siç duhet. Mendoj se ishte një ndeshje e ekuilibruar, e cila u vendos nga një rast i vetëm, që e shfrytëzuan kundërshtarë tanë. Mendoj se terreni i rënduar nga shiu bëri që të dyja skuadrat të mos dilnin në lojën e tyre, çka sillte vështirësi në barazimin e rezultatit nga ana jonë. Do të vazhdojmë t’i luajmë shanset tona deri në fund të eliminatoreve, duke bërë paraqitje të mira, ashtu siç kemi bërë ndaj Shqipërisë, edhe pse mund të jemi jashtë garës për kualifikim”, ka përfunduar trajneri slloven.

Bushi konfliktohet me kundërshtarët
Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, aktualisht në postin teknik në këtë skuadër, Alban Bushi, ka pasur një përplasje me një nga lojtarë kundërshtarë. Ka qenë pothuajse fundi i pjesës së parë kur gjatë një dyluftimi në fushë mes një futbollisti slloven dhe një shqiptar, topi del jashtë vijës anësore dhe shkon në stolin ku qëndronin lojtarët dhe stafi i përfaqësueses kuqezezë. Ndërkohë që lojtari slloven kërkonte topin për ta rivënë në lojë, Bushi nuk ia ka dhënë menjëherë, por e ka mbajtur për disa sekonda, çka ka bërë që slloveni të ketë një përplasje të vogël me ish-futbollistin. Skenën e ka parë gjyqtari i katërt i takimit dhe i ka tërhequr vëmendjen Bushit për gjestin e bërë.

Grupi E/ Kalendari
Islandë-Norvegji    2-0
Shqipëri-Qipro    3-1
Slloveni-Zvicër    0-2
Qipro-Island렠  1-0
Norvegji-Slloveni    2-1
Zvicër-Shqipëri    2-0
Shqipëri-Island렠  1-2
Slloveni-Qipro    2-1
Zvicër-Norvegji    1-1
Mbrëmë
Qipro-Norvegji    1-3
Aloneftis 42′/ Hangeland 44′, Eljounousi 81′ (p), King 83′
Islandë-Zvicër    0-2
Barneta 66′, Gavranoviç 79′
Shqipëri-Slloveni    1-0
Roshi 36′
22.03.2013
Slloveni-Islandë
Zvicër-Qipro
Norvegji-Shqipëri
07.06.2013
Shqipëri-Norvegji
Qipro-Zvicër
Islandë-Slloveni
06.09.2013
Zvicër-Islandë
Norvegji-Qipro
Slloveni-Shqipëri
10.09.2013
Islandë-Shqipëri
Norvegji-Zvicër
Qipro-Slloveni
11.10.2013
Slloveni-Norvegji
Islandë-Qipro
Shqipëri-Zvicër
15.10.2013
Norvegji-Islandë
Qipro-Shqipëri
Zvicër-Slloveni

Renditja
Ekipi    ND    F    B    H    G+/-    P
Zvicra    4    3    1    0    7-1    10
Norvegjia    4    2    1    1    6-5    7
Shqipëria    4    2    0    2    5-5    6
Islanda    4    2    0    2    4-4    6
Slloveni    4    1    0    3    3-6    3
Qipro    4    1    0    3    4-8    3

Kualifikimet/ Europë
Rezultatet dhe renditja
GRUPI A
Kroaci-Uells    2-0
Mandzukiç 27′, Eduardo 57′
Maqedoni-Serbi    1-0
Ibrahimi 59′
Belgjikë-Skoci    2-0
Benteke 69′, Kompani 71′
RENDITJA – Belgjika 10 pikë, Kroacia 10, Serbia 4, Maqedonia 4,  Uellsi 3 dhe Skocia 2 pikë.

GRUPI B
Çeki-Bullgari    0-0
Itali-Danimark렠  3-1
Montolivo 33′, De Rosi 37′, Baloteli 54′/ Kvist 45′
RENDITJA – Italia 10 pikë, Bullgaria 5, Çekia 5, Armenia 3, Danimarka 2 dhe Malta 0 pikë

GRUPI C
Ish.Faroe-Irland렠  1-4
Hansen 68′/ Uilson 46′, Ualters 53′, Justinusen 73′ (autg), O’Dea 88′
Austri-Kazakistan    4-0
Janko 24′, 63′, Alaba 71′, Harnik 90′
Gjermani-Suedi    4-4
Klose 8′, 15′, Mertesaker 39′, Ozil 56′/ Ibrahimoviç 62′, Lustig 64′, Elmander 76′, Elm 90′
RENDITJA – Gjermania 10 pikë, Suedia 7, Irlanda 6, Austria 4, Kazakistani 1 dhe Ishujt Faroe 0 pikë.

GRUPI D
Andorrë-Estoni    0-1
Oper 57′
Rumani-Holand렠  1-4
Marica 41′/ Lens 9′, Indi 29′, V.d.Vart 43′ (p), Van Persi 86′
Hungari-Turqi    3-1
Koman 31′, Szalai 50′, Gera 57′ (p)/ Erdinç 22′
RENDITJA – Holanda 12 pikë, Rumania 9, Hungaria 9, Turqia 3, Estonia 3 dhe Andora 0 pikë.

GRUPI F
Rusi-Azerbajxhan    1-0
Shirokov 84′ (p)
Izrael-Luksemburg    3-0
Hemed 14′, 48′, Vasat 36′
Portugali-Ir.Veriut    1-1
Postiga 79′/ MekGin 31′
RENDITJA – Rusia 12 pikë, Portugalia 7, Izraeli 7, Irlanda e Veriut 2, Azerbajxhani dhe Luksemburgu nga 1 pikë.

GRUPI G
Letoni-Litenshtejn    2-0
Bulvitis 29′, Gauraks 77′
Bosnjë-Lituani    3-0
Ibisheviç 28′, Dzeko 35′, Pjaniç 41′
Sllovaki-Greqi    0-1
Salpingidis 63′
RENDITJA – Bosnja 10 pikë, Sllovakia 10, Greqia 10, Lituania 4, Letonia 3, Litenshtejni 0 pikë.

GRUPI H
Ukrainë-Mal i Zi    0-1
Damjanoviç 45′
San Marino-Moldavi    0-2
Dadu 73′, Epureanu 78′
Poloni-Angli    (e shtyrë)
RENDITJA – Anglia 7 pikë, Mal i Zi 7, Polonia 4, Moldavia 4, Ukraina 2 dhe San Marino 0 pikë.

GRUPI I
Bjellorusi-Gjeorgji    2-0
Bresan 6′, Dragun 28′
Spanjë-Franc렠  1-1
S.Ramos 5′/ Zhirud 90+4′
RENDITJA – Spanja 7 pikë, Franca 7, Gjeorgjia 4, Bjellorusia 3, Finlanda 1 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›