Kontratë e re për De Gean
Nga Express më 01 maj 2011 në ora 13:47
Atletico Madrid i ka ofruar kontratë të re portierit David de Gea.
20 vjeçari ka marrëveshje me klubin madrilen deri në vitin 2014 por Atletico i ka ofruar atij kontratë të re deri më 2016.
“De Gea është portieri ynë dhe është portier i mirë, i kemi ofruar mundësinë e vazhdimit të kontratës. Varet prej tij nëse dëshiron të vazhdon ose jo. Në fund të sezonit ne do të bisedojmë dhe do të kuptojmë cili është vendimi i tij”, tha presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo. De Gea është objektiv i Manchester Unitedit.