E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chiellini nuk largohet

Nga Express më 01 maj 2011 në ora 13:46

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka mohuar spekulimet se mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas medieve italiane Manchester City dhe Real Madrid janë duke përcjell Chiellinin.

Mirëpo, ai ka insistuar se nuk do të lëviz nga Torino dhe dëshiron të luan në stadiumin e ri në të cilin Bianconerët do të fillojnë sezonin e ardhshëm.

“Është normale që ka shumë spekulime por nuk jam i interesuar në to. Dua të mbetem në Juventus dhe të luaj në stadiumin e ri”, tha Chiellini për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›