E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho fajëson veten

Nga Express më 01 maj 2011 në ora 13:52

Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho ka fajësuar veten për humbjen befasuese 3-2 në shtëpi nga Real Zaragoza në La Liga të shtunën.

Strategu portugez pranoi se dështoi në përpjekjet e tij për të motivuar ekipin për takimin me Zaragozan.

“Rivali ynë luftoi shumë. Ishte ndeshje vendimtare për qëndrimin e tyre në ligë. Nuk kam qenë në gjendje ti motivoj futbollistët në pjesën e parë. E dyta ishte më e mirë por ne i dhuruam atyre tre gola. Fati ishte me ta”, tha Mourinho në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›