Kontratë e re për Mikelin

Chelsea po mendon t’ia vazhdojë kontratën John Obi Mikelit edhe për pesë vjet. Përfaqësuesi nigerian e ndihmoi ekipin londinez të triumfojë në Ligën e Kampionëve dhe FA Cup, ndërsa kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
“Mikel, shumë shpejt do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me një rrogë më të mirë dhe vetëm jemi duke i finalizuar detajet e fundit”, deklaroi menaxheri i tij, John Shittu.
“Mikel është njëri prej lojtarëve më stabilë në Chelsea dhe klubi u pajtua me ne se e meriton një kontratë më të mirë. Chelsea ka vendosur ta mbajë për një kohë të gjatë”, përfundoi menaxheri i 25 vjeçarit.