E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadik beson në titull

Berat Sadik beson se Helsinki do ta fitojë titullin e kampionit në Finlandë. Ekipi ku luan futbollisti shqiptar nga Maqedonia dhe ai kosovar Erfan Zeneli, prin në kampionatin finlandez me tri pikë më shumë sesa Inter Turku, kur ka mbetur të zhvillohet vetëm edhe një xhiro.

Vetëm një mrekulli do të bënte që Helsinki ta lëshojë titullin nga dora. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse Inter Turku fiton 6:0 dhe Helsinki humb 3:0 në xhiron e fundit. “Është herët të flasim për titull, edhe pse gjërat po shkojnë në atë rrugë. Rezultati i fundit ndaj Lahtit tregon se kampionati është yni këtë sezon”, theksoi Sadik pas ndeshjes.

Sulmuesi shqiptar po ashtu ndihet i lumtur që shënoi ndaj ish skuadrës së tij Lahti, pasi që tifozët e këtij klubi e kanë sharë vazhdimisht kohëve të fundit. Ai ishte lënduar gjatë sezonit, por u rikthye dhe ndihet i lumtur që mundi ta ndihmojë ekipin të arrijë deri këtu. Sadik ka kontratë me Helsinkin deri në fund të vitit, por ka paralajmëruar se dëshiron ta provojë një përvojë të re jashtë Finlandës, nëse i arrin ndonjë ofertë serioze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›