Wenger, i brengosur për ngecjen e Arsenalit

Ekipi i trajnerit francez pësoi humbje tronditëse 1:0 në Carrow Road të shtunën, duke mbetur 10 pikë prapa kampionit aktual evropian.
Wenger thotë se ekipi i tij duhet t’i ndërpresë gabimet e kushtueshme, nëse dëshiron të luftojë për titull të kampionit dhe beson se skuadra londineze ka kualitet për ta bërë një gjë të tillë.
“Për momentin, 10 pikë diferencë janë shumë, por jemi të fokusuar të shkurtojmë atë. Për ne nuk është në pyetje vetëm numri i pikëve, por numri i gabimeve që po i bëjmë, i cili duhet të limitohet. Ka ardhur periudha ku duhet absolutisht ta fitojmë çdo ndeshje. Gjërat tjera janë duke shkuar mirë. Ajo që është e rëndësishme është se ne nuk guxojmë të humbasim më pikë”, tha Wenger.
Francezin e shqetëson fakti se ekipi i tij ka kaluar kalon në disavantazh disa herë këtë sezon, gjë e cila ia vështirëson punët për të nxjerrë rezultat pozitiv për shkak se ekipet mbrohen më pas me të gjitha forcat.