Kontributi për kthimin në agjendë të etnogjenezës së ilirëve
Mbi librin “Ura e Kujtesës”, e autorit Frrok Kristaj
Njohuria jonë rreth gjenezës së kombit shqiptar mund të thuhet se bazohet në dy gjëra thelbësore: njëra është ajo e shkrimtarëve grekë e romake, dhe literaturave të lashta të asaj kohe, që potencojnë dhe argumetojnë lashtësinë dhe etnogjenezën e Ilirëve në Gadishullin Ballkanik, si dhe tjetra në bazë të gjurmimeve arkeologjike, etnologjike, linguistike, zbulimeve historike, kërkimeve moderne shkencore që sot bëhen në vrojtimin dhe zbulimin e etno-gjenezës së Ilirëve, etj etj. Siç shohim problemi i etno-gjenezës së kombit shqiptar në Ballkan është bërë një objekt studimi edhe për shumë studiues shkencor si të vendit, ata në rajon, por edhe më gjerë.Kjo ndodhë për dy arsye që në një mënyrë apo tjetër e përcaktojnë dhe e zgjidhin në mënyrë përfundimtare këtë çështje historike; E para është heqja e asaj skepse, të shtrembërimeve, zvetënimeve të të vërtetave historike, si dhe heqja e plotë e asaj velloje të errët të parahistorisë; E dyta është zgjidhja dhe përthyerja e komplekseve dhe e teorive të ndryshme që çojnë ujë në mullirin e etno-gjenezës së çështjes së Ilirëve në Gadishullin Ballkanik.
Sidoqoftë pas një sinteze koncize dhe mjaft argumentuese të autorëve të huaj si ai i Karl Patsch, dhe më vonë ai i shkenctarit kroat Aleksandër Stipçeviq, të cilët trajtuan çështjen dhe problematikën e etno-gjenezës së Ilirëve në mënyrë të qartë e pa ekuivoke e emocione, tani vjen një vepër e një rëndësie të veçantë për shkenctarët dhe historianët, “Ura e Kujtesës”, ajo e shkrimtarit Frrok Kristaj.
Thellësitë e së kaluarës historike/Libri “Ura e Kujtesës”, i autorit Frrok Kristaj na sjell argumente konkrete e sqarime të gjalla të thellësisë së shekujve. Ai me këtë vepër na ka hapur edhe një faqe tjetër për ta kuptuar më mirë dhe për të lexuar më mirë duke hedhur kështu shikimin drejt një historie që ende i ka rrënjët e pathara në gjithë historinë e saj. Mund të themi se historia është një kore toke e pathyer në gjithë procesin e vet, ajo as nuk ndahet, as nuk gjymtohet e as nuk shtrembërohet, por mbetet një “gur i çmuar”, i rëndësishëm dhe i palëkundur historikisht. Edhe pse njerëzit dhe popujt tjerë që mundohen të krijojnë historinë nga endacakëritë e tyre sic është populli serb, ata gjithnje mundohen që pjesën më të çmuar të një kombi t’ia shtrembërojnë dhe zhdukin, duke ditur se me heqjen e këtij “guri të çmuar” ata edhe mund të shndërrojnë proceset e vjetra me zhvillimet sipas miteve dhe dëshirave të vetë rastit dhe momenteve, këta (serbët) janë ata që dëshirojnë të bëjnë historinë në kurriz të të tjerëve. Por gjithashtu mund të thuhet se autori Kristaj gjatë këtij udhëtimi gjurmues ia hedh fytyrës argumentet e qarta shpërthyese edhe njëherë qarqeve të caktuara që sot janë shtet brenda një territori që ishte me rrënjë dhe kuturë iliro-arbërore, sic është rasti me Malin e Zi, siç edhe nënvizon ai në lidhje me këtë se “…në anën tjetër, shqiptarët gjatë gjithë mesjetës dhe gjatë sundimit turk qenë të pranishëm në pjesët juglindore të Malit të Zi të sotëm (i ndeshim edhe si sundimtarë shteti-Koçopari, shekulli XII), sa që edhe shkrimtarët e kohës,… njerëz të oborrit mbretëror të Rashës, e konsideronin shtetin e Zetës trevë arbërore”. Thellësia e gjurmimeve historike tepër vrojtuese dhe më një qasje të re ndaj çështjes dhe problematikës së Iliro-Arbërisë, na lenë të kuptojmë dhe të mendojmë se vërtetë e tërë gadishulli ballkanik ishte një territor i mbretëruar dhe i mbushur me histori e kulturë të lartë të fiseve ilire dhe mbretërve të saj.
Autori Kristaj e në mënyrë të hapur i vizaton dhe i dokumenton pasuritë, kulturën, sociabilitetin, ekonominë, identitetin, besimin etj, etj të Iliro-Arbërisë në përgjithësi. Në këtë libër mund të vërejm mes tjerash edhe dokumentimin, sfidat dhe përplasjet e më vonshme si dhe vuajtjet golgotiane të këtij kombi që përjetoi në periudha të ndryshme historike siç është rasti me besimtarët të krishterë katolikë të ipeshkvisë së Tivarit e thotë autori “…besimtarët shqiptarë të kësaj ipeshkvie e kishin përjetuar rrugën e kalvarit, sepse ata (besimtarët) qenë detyruar me dhunë të kalonin në islam, por edhe të shpërnguleshin nga trojet e veta (shpërnguljet e para kishin filluar në vitin 1632) dhe të vendoseshin në viset e tjera të fiseve ilire, si në Istrie, ku edhe sot gjendet vendbanimi Shestan, e vende të tjera. Kushtet jetësore, por edhe ato të besimit fetar bënë që Papa Klimenti XI - Albani të thërriste Kuvendin e Arbrit në Mërkijë (tash Mërqi, afër Lezhës në Shqipëri), në vitin 1703, ku për udhëheqës të Kuvendit kishte emëruar arkitektin dhe hartuesin e dokumenteve të Kuvendit, Imzot Vinçenc Zmajeviqin, ipeshkëv të Tivarit. Megjithatë, sundimi i egër turk mbi shqiptarët nuk kishte të ndalur”.
Një mori të pathënash dhe fatesh historike/Ndërkaq autori Frrok Kristaj i qaset me realizëm dhe në mënyrë përmbajtësore edhe dimensionit të personaliteteve historike, kulturore dhe politike të periudhave të ndryshme historike të kombit shqiptar të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar në përgjithësi. Duke vënë re dhe duke marrë si një model të pashembullt autori trajton me madhështi gjithë veprimtaritë e elitës intelektuale dhe menaxhuese të Ilirisë dhe më pas të kombit shqiptarë, duke filluar prej mbretërve Ilirë, pastaj Gjergj Kastriotit e deri te Gjergj Fishta si dhe personalitete tjera me influencë. Në mënyrë eksploruese, të habitshme dhe evoluese autori Kristaj e nxjerr çështjen e Iliro-Arbërisë në një gjendje të re historike si dhe në një shkallë të lartë të ruajtjes së të gjitha marrëdhënieve ndërmjet fiseve kjo deri më tani e panjohur për në shqiptarët.
Po ashtu ne mund të shohim vlerën e pashoq të punës së autorit Kristaj, i cili na e qartëson dhe na shtjellon në mënyrë sa tërësore aq edhe të pranueshme prejardhjen e detit Adriatik dhe atij Jon, duke sqaruar këtë gjë mund të thuhet se gjithçka tani fiton një pamje të qendrueshme dhe të fortë e argumentuese, në lidhje me këtë autori vëren se “sipas Teopompit, historian i shekullit IV para Krishtit, në 20 veprat e tij që nuk janë ruajtur, për emërtimin e Detit Jon dhe të Detit Adriatik, del se emri i Detit Jon rrjedh nga emri i sundimtarit Jon, që ishte nga ishulli Vis, përkatësisht emri i Detit Adriatik, që në kohë më të hershme ishte quajtur Jon”. Ndërkaq, mendimi tjetër del se Joni ishte djalë i Dyrrahut (Durrësit), kurse sipas Teopompit i biri ishte Adria, sipas të cilit edhe u pagëzua Deti Adriatik. Joni, i biri i Dyrrahut, u vra gabimisht nga dora e Heraklit”. Nga kjo mund thuhet se autori jo vetëm që e ka përzegjdhur lëndën por edhe e ka shfaqur në mënyrë të drejtpërdrejt gjendjen dhe shkallën e zhvillimeve historike duke hedhur dritë mbi problemet e çështjeve që deri më sot nuk janë trajtur në masën e këtij lloji dhe nuk janë shkruar mbi mbretërin Ilrie në gadishullin ballkanik në këtë rang dhe pozicion vrojtues si dhe të shumë çështjeve tjera të çështjes së kombit shqiptar. Ky libër është një galeri e gjatë dhe një piket e historisë ku shkencatrët dhe historianët mund të mbështeten lirshëm duke pasur një besim dhe një siguri si dhe duke gjetur aty një mori të pathënash dhe fatesh historike mbi Iliro-arbërit.