E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Brenda vitit, në treg kompania e 4 celulare

Tregu i telefonisë rezulton të jetë sektori më dinamik i ekonomisë shqiptare gjatë muajve të fundit të 2009. Për ministrin e Shtetit Genc Pollo, në varësi të të cilit është edhe fusha e telekomunikacioneve, rritja me 34 për qind, gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar është efekt i futjes në treg i operatorit të tretë celular që ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë dhe uljes së çmimeve edhe nga operatorët e tjerë. Ministri Pollo deklaroi se brenda gjysmës së parë

të këtij viti tregu i telefonisë do të njohë zhvillime të rëndësishme siç është futja e operatorit të katërt të lëvizshëm, apo ofrimi i shërbimeve të tilla si teknologjia 3G për navigimin në internet, apo mbartja e të njëjtit numër nga klienti edhe në rast të ndryshimit të kompanisë celulare.

Last Updated on E Enjte, 04 Shkurt 2010 21:54

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›