E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau per nje pellembe, kapet i deportuar nga Greqia

Gjirokaster- Vrau per nje pellembe ne lokal, kapet i arratisuri nga burgu ne vitin 1997. Astrit Guce eshte kthyer si deportiv nga policia greke, mbremjen e se merkures ne doganen e Kakavijes dhe eshte prezantuar me nje identitet te rreme. Helenet u kane thene homologeve se 45-vjecari ishte kapur pa dokumente dhe menjehere eshte kryer riatdhesimi. Por gjate verifikimit ne sistemin TIM-s, rezultoi se gjeneralitetet ishin te rreme, kurse verifikimet e agjenteve te Policise se Gjirokastres, zbuluan se behej fjale per te denuarin me 17 vjet burg, nje nga me te kerkuarit ne listen e Policise se Shtetit dhe Interpol Tiranes.

Zedhenesi i policise vendore, Gentian Mullai, tha dje per mediat se arrestimi i Astrit Guces u be duke zbardhur dita e djeshme pas verifikimit te gjeneraliteteve dhe ishte cilesuar si person me rrezikshmeri te larte kriminale dhe shoqerore. Gjykata e Faktit e kishte denuar ne vitin 1995 pas krimit te kryer me 17 vjet burg per vepren penale te "vrasjes", por 45-vjecari nga Tepelena ka mundur te arratiset nga burgu i Sarandes gjate trazirave te vitit 1997. Sipas dosjes hetimore, ne muajin janar te vitit 1995 rreth mesdites, ne nje lokal ne qender te qytetit Memaliaj, Astrit Guce ka vrare me thike per motive te dobeta, bashkeqytetarin K. SH., 30-vjec. Shkak per ngjarjen kriminale eshte bere nje sherr ne lokal midis paleve dhe goditja me pellembe, qe viktima i kishte bere autorit ne sy te njerezve te tjere. I prekur ne seder Guce ka shkuar ne shtepi ku ka marre nje thike dhe pasi eshte kthyer e ka goditur disa here, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Pas dy vitesh burg, ne muajin mars te vitit 1997, 45-vjecari eshte larguar per ne Greqi.

"Gjate perpunimit te deportiveve nga specialistet e Policise Kufitare, te dhenat qe Astrit Guce ka paraqitur rezultuan te pasakta ne sistemin TIM-s, pasi kishte dhene mbiemer tjeter si tek policia greke, ashtu dhe tek oficeret ne Kakavije", tha Mullai. I denuari eshte perpjekur te qendroje i qete dhe te hiqet si nje tjeter person, qe nuk kishte lidhje me ate qe kerkohej si vrases, por ne fund eshte dorezuar dhe ka pranuar gjeneralitetet e veta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›