E Martë, 3 Nëntor 2026

Kontroll subjekteve minerare, prefekti dhe kryetari i bashkisë Kukës në krah të qytetarëve

Më shumë se 37 kompani minerare prej vitesh kanë ushtruar  dhe e ushtrojnë aktivitetin e tyre në kërkimin zbulimin, nxjerrjen e përpunimin minerar në Qarkun e Kukësit, kryesisht në Krom, hekur nikel, bakër e bokside të tjera, me të cilat Kukësi Hasi e Tropoja janë mjaft të pasura. Por problematike për banorët që jetojnë në zonat minerare mbetet jo vetëm.

Shfrytëzimi pa kriter por është dëmtimi i infrastrukturës rrugore nga mjetet e transportit të rëndë. Pak ditë më parë banorët e fshatrave Gjegjan e Porbreg protestuan në mënyrë paqësore pikërisht për demet e shkaktuara në rrugë por jo vetëm.

Prefekti i Qarkut Granit Gjana, tha se me inspektoratet përkatëse do të ushtrohet kontroll në çdo subjekt që shfrytëzon minierat e për të marrë të gjitha masat në rast të konstatimit si shkelës të kontratave dhe detyrimeve që rrjedhin prej tyre.

Për problemin në fjalë ditë më parë foli edhe kryetarin bashkisë Alberta Halilaj në mbledhjen e këshillit bashkiak. Në fakt problemet e dëmeve në infrastrukturë nuk janë vetëm në Gjegjan , por prej vitesh banorët e njësive administrative Kolsh e Gjinaj kanë protestuar pikërisht për këto dëme në rrugë por edhe në objekte banimi.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›