Modele që frymëzojnë, fermeri 35-vjeçar nuk braktis vendlindjen, por investon në bujqësi

Bujqësia po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e të rinjve. I tillë është dhe rasti i fermerit 35-vjeçar nga Devolli, Xhenin Kambo, i cili ka investuar në pemtore me mollë. Ai ka mbjellë 2 hektarë tokë dhe siguron të ardhura të kënaqshme.
“Kam investuar në rrjeta, në toka të reja gati për tu mbjellë, në agregate bujqësore. Duke parë se shumë vet u larguan nga vendi mbetem pak fermer që merren me këtë punë kështu që mendoj se prodhimi do të shitet më lehtë”, tha fermeri Xhenin Kambo.
Pasi ka studiuar tregun për varitetet që kanë më tepër interes nga konsumatori, si dhe ato që janë më rezistente në kushtet atmosferike të zonës, ai ka vendosur të zëvendësojë kultivarët në një prej pemtoreve.
Fermeri na tregon se ka përfituar edhe nga skemat mbështetëse në bujqësi, duke i dhënë një ndihmesë të madhe në punën e tij. Qarku i Korçës prodhon rreth 80 mijë ton mollë në vit të cilat shiten kryesisht në tregun vendas.
/RTSH/