E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork: Shpëtojnë të 155 pasagjerët e avionit të rrëzuar mbi Hadsën

Autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara njoftuan se një avion me 155 vetë në bord u rrëzua mbi lumin Hadson në qytetin e Nju Jorkut, por pa shkaktuar viktima. Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u evakuuan pa pësuar dëme nga rrëzimi. 

Avioni i linjës " US Airways" u rrëzua mbi lumin Hadsën
Avioni i linjës "US Airways" me numër fluturimi 1547 u ul dje pasdite mbi ujërat e ngrira të lumit Hadson, vetëm disa minuta pas nisjes. Autoritetet thonë, se dyshohet që avioni mund të ketë thithur një, ose më tepër zogj në motorrin e tij.  

Të 155 peronat në bord u evakuuan nga vendi i ngjarjes me barka. Kryetari i Bashkisë si qytetit të Nju Jorkut, Majkëll Blumberg lavdëroi pilotin e avionit, që arriti sipas të tij, të manovronte me mjeshtëri, duke e ulur avionin e dëmtuar mbi ujë. Zoti Blumberg tha se zyrtarët federalë të transportit shkuan nga Washingtoni për në Nju Jork, për të filluar hetimet lidhur me shkakun e aksidentit. 

Avioni i tipit Airbus ishte nisur nga aeroporti La Guardia i Nju Jorkut, me destinacion Sharlotën e Karolinës së Veriut.//lk

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›