Kontrolle për dasmën e William dhe Kate
Martesa e Princit William dhe Kate nuk është vetëm evenimenti më i pritur mediatik gjatë këtij viti. Është edhe një barrë e rëndë për forcat e sigurisë, të cilët tashmë kanë nisur punën e tyre për të shmangur ndonjë incident apo atentat të mundshëm. Policia e Londrës ka nisur kontrollin e rrugëve dhe çdo objekti që ndodhet në to, me qëëlim shmangien e çdo incidenti të mundshëm në ditën e dasmës, e cila do të zhvillohet pas dhjetë ditësh.