E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrollet gjinekologjike, kujdesi nis në adoleshencë. Gjinekologët këshillojnë vizitë një herë në vit, edhe pa shqetësime

Kontrollet bazë gjinekologjike ndryshojnë sipas moshës dhe nevojave të çdo gruaje, por rëndësia e tyre nis që në adoleshencë.

“Kontrollet bazë gjinekologjike përfshijnë një spektër të gjerë ekzaminimesh, që fillon që nga vizita e thjeshtë gjinekologjike që duhet bërë që në fazën e adoleshencës për të siguruar që një vajzë e re ka organe genitale normale. Kjo sigurohet me një ekografi të thjeshtë gjinekologjike në çdo institucion”, tha gjinekologia.

Sipas gjinekologes Nertila Sula,  kontrollet periodike nuk duhet të lidhen vetëm me praninë e simptomave.

“Çdo grua duhet të ekzaminohet të paktën një herë në vit me një vizitë të thjeshtë gjinekologjike dhe me një ekografi gjinekologjike në çdo grupmoshë edhe në moshën aktive që është mosha 20, 35, 38 vjet qoftë edhe pa asnjë ankesë”, tha ajo.

Por cilat janë shenjat që një grua nuk duhet t’i neglizhojë?

“Rastin në moshën e adoleshencës që femra e re mund duhet të ketë cikël të stabilizuar menstrual deri në shembull 17-18 vjeç që paraqiten shumë vonë, nuk kanë cikël dhe paraqiten vonë, kanë probleme ushqyer, probleme gjumit, probleme të mëdha psikologjike nganjëherë. Infeksioneve që janë kështu mendoj për shkak të shumë arsyeve që paraqiten dhe ata vonë, rrinë me ankesa, paraqiten vonë dhe periudhat e menopauzës, postmenopauzës që paraqiten shpeshherë vonë me hemorragji të madhe ose me raste dëmundje tjera gjinekologjike”, tha ajo.

Kontrolli i rregullt mbetet nje hap I rëndësishëm për shëndetin dhe parandalimin e problemeve gjinekologjike.

Gazetare: M. Dokle

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›