Kontrolli i METE-s në Elbasan: Parametrat mjedisore janë përmirësuar
ELBASAN - Publikohet rezultati i kontrollit të METE-s, AKBN-së dhe Institutit të Shëndetit Publik, për nivelin e ndotjes në ish-kombinatin e metalurgjikut në Elbasan. Sipas këtij raporti përkundrejt asaj që pohohet nga qytetarët, niveli i ndotjes është sipas normave, duke saktësuar se ka një përmirësim të parametrave mjedisore.
Raporti është bërë publik nga Agjencia Rajonale e Mjedisit në Elbasan, ku theksohet gjithashtu se është e domosdoshme që Ministria e Mjedisit duhet të ndjekë sistematikisht me matje në terren, cilësinë e ajrit pranë ish-kombinatit metalurgjik. Ndërkohë, në raport theksohet se stacioni monitorues në këtë zonë është prej vitesh jashtë funksionit.
Raporti për nivelin e ndotjes vjen pas ankimeve të qytetarëve në Elbasan, të cilët prej vitesh shprehin shqetësimet dhe rrezikun që u kanoset nga ndotjet e shkaktuara nga ish-kombinati metalurgjik.
(er.nu/news24/BalkanWeb)