E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthimet e qytetarëve në Kapshticë, zhbllokohet situata

KORCË- Zhbllokohet situata e krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku për gjatë gjithë ditës së sotme qytetarët nuk janë lejuar të kalojnë kufirin drejt Greqisë.

Shkak për këtë është bërë mosinstalimi i një programi të ri në sistem, që bën identifikimin e udhëtarëve. Në këtë pikë mund të kalonin vetëm emigrantët që kishin dokumente të rregullta greke.

Kthime masive të udhëtarëve shqiptare nga pala greke, në pikën kufitare të Kapshticës.

Autoritetet shqiptare në pikën kufitare deklarojnë se situata u zhbllokua pas takimit dypalësh,.

Që prej pasdites së sotme qytetaret mund të lëvizin lirisht, pasi sistemi në fjalë u instalua nga pala greke.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›