Rritja e pagave të Prokurorëve, Llalla: Me rëndësi, rrit profesionalizmin
Tiranë- Kreu i organit të akuzës Adriatik Lalla ka reaguar nëpërmjet një deklarate për vendimin e rritjes së pagave të prokurorëve duke e cilësuar atë një arritje të rëndësishme.
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Llalla shprehet: “Vendimi shënon ndihmën që legjislativi i jep gjyqësorit. Nisma e ligjvënësve arritje e rëndësishme. Vendimi rrit integritetin dhe profesionalizmin e prokurorëve, si dhe ndihmon në përmirësimin e politikës penale”.
Paketa e rritjes se pagave për gjyqtaret dhe prokurorët, ka caktuar pagë jo më pak se 1000 dollarë në muaj për çdo gjyqtar dhe çdo prokuror të shkallës së parë në vend. Jo me pak se 1.400 dollarë në muaj për gjyqtarët dhe prokurorët e apelit.
Kjo sipas ministrit Halimi do të shërbejë për uljen e korrupsionit në gjykatë.