Libra të rinj: Për pse-të që s’u jepni dot përgjigje fëmijëve
TIRANE- Të mbytur nga stresi i përditshëm, harrojmë se fëmijët rriten duke na imituar. Të ngrysur nga një zënkë me shefin, se lavatriçja nuk punon mirë, se moti me shi të bën me dhimbje koke dhe nga qindra arsye të tjera… nuk duhet bërë çudi nëse fëmija në çerdhe apo në kopsht godet apo kafshon shokët, ia shkul flokët kukullës derisa e lë tullace dhe bërtet me sa ka në kokë… Nëse nuk ia del dot t’i qetësosh apo gjen përgjigjet e pyetjeve breshëri që të bëjnë për gjithçka që shohin vërdallë, hap një libër. Shtëpia botuese “Pegi” sjell tre libra me figura për më të vegjlit. Njëri me autor Gaqo Bushakën, dy të tjerët shkëputur nga kolona “Enciklopeditë për fëmijë”…
“Pas festës së Abetares”
“Pas Festës së Abetares”, kështu titullohet libri më i ri i shkrimtarit për fëmijë, Gaqo Bushaka. Ai përmban 12 përralla të alternuara me 12 vjersha, që u flasin fëmijëve ëmbël dhe me humor për tema nga më të ndryshmet, si: dëshira për miqësi, dhembshuria, kujdesi rrugor, mirësia dhe çiltërsia etj. Ato janë ilustruar mjeshtërisht nga Ledia Kostandini. Në situatën e nderë, në të cilën gjenden botimet për fëmijë, ky titull sjell, më së fundi, një frymë të re edhe në letërsinë shqiptare për fëmijë. Libri është për të gjithë të vegjlit që po fillojnë të mësojnë shkrim e këndim dhe kanë dëshirë të argëtohen gjatë këtij procesi. Për të gjithë ata prindër që kanë mall për librat e Gaqo Bushakës dhe humorin e tij të bukur.
Rroftë mirësjellja!
Rregulli i parë i mirësjelljes është i thjeshtë: të kujdesemi edhe për të tjerët e të mos mendojmë vetëm për veten tonë. Po pse duhet të sillemi mirë? Dhe si? Shpesh kjo nuk është e thjeshtë për fëmijët, të cilët ndihen të mbytur nga kërkesat për t’u sjellë mirë. Ky libër i këndshëm dhe pak “mistrec” përdor një seri situatash: të ftuarit e një shoku, përgjigjja në telefon, marrja e fjalës për të shpjeguar rregullat e mirësjelljes. Disa nga këto situata (pastërtia, të qëndruarit në tavolinë) trajtohen në formë loje. Libri shpjegon edhe arsyet përse duhet të sforcohemi që të jemi të sjellshëm: për t’i dhënë kënaqësi njëri-tjetrit, për të qëndruar të hareshëm dhe për të shmangur zënkat. Libri u drejtohet fëmijëve 4 vjeç e lart dhe për të gjithë ata prindër që duan t’i edukojnë fëmijët e tyre me dashuri, dhembshuri dhe durim.
Stinët
Kjo enciklopedi për më të vegjlit na lejon t’u japim një përgjigje të shpejtë e të lehtë pyetjeve më të zakonshme. Figurat e shumta, por të ilustruara, i kompletojnë shpjegimet e sakta dhe të thjeshta, që zënë vetëm pak rreshta. Kjo është një mënyrë e këndshme për të zbuluar ritmin e stinëve dhe për të shuar kureshtjen e fëmijës që fillon të pyesë veten dhe të rriturit për shumë fenomene që vëren rreth tij.
(er.nu/unegruaja/BalkanWeb)