Kontrolli i financave ne dispozicion te Agjencise se Inteligjences prane Ministrise se Mbrojtjes
Kontrolli i financave në dispozicion të Agjencisë së Inteligjencës pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ndan përfaqësuesit e këtij dikasteri me anëtarët e komisionit parlamentar të Sigurisë. Në seancën dëgjimore, mbi projektligjin e propozuar nga demokrati Leonard Demi, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, thanë se fondet kalojnë në sitën e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Me këtë qëndrim nuk ka qenë dakord nënkryetari i komisionit, Ilir Gjoni.
Pavarësisht qëndrimeve, kryekomisioneri Leodard Demi, tha se këto janë vetëm séanca dëgjimore, që ndihmojnë procesin, por jo që përcaktojnë ndryshimet në projektligj. Para komisionerëve kanë ofruar mendimet e tyre edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe Ministrisë së Inovacionit.