E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane grabitet 70 vjecarja

Një e moshuar 70 vjeçare ka qenë duke ecur në një nga trotuaret pranë sheshit Uillson, kur ka mbetur e gjakosur në pjesën e pasme të kokës. Janë dashur pak sekonda për të kuptuar se ajo ishte e çarë në të dy veshët. Një grabitës, që më vonë u përshkrua nga dëshmitarët rreth të tridhjetave i kishte shkulur nga të dy veshët vathët e floririt. Kalimtarët e rastësishëm thanë se grabitësi është larguar me vrap menjëherë pas vjedhjes, ndërsa kanë përshkruar profilin e tij.

Menjëhërë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka shoqëruar në komisariat 70 vjeccaren për të dhënë deklarimet lidhur me ngjarjen. Policia po heton për identifikimin e autorit të grabitje. Ndërkohë sipas banorëve të lagjes vëtëm gjatë këtij muaji kanë ndodhur mbi 4 vjedhje të qytetarëve në këtë rrugë pasi tuneli mes pallateve favorizon grabitësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›