E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolli në miniera, Ministria: Të palicencuarit punësojnë fëmijë

Bulqizë, 29 maj, NOA - Një muaj pas vendimit për ngritjen e Task Force për minierat, grupi i përfaqësuesve nga katër ministritë ka tashmë të qartë panoramën e aktivitetit minerar në Bulqizë e Batër.

Zëvendësministri i Energjetikës, Neritan Alibali deklaron se subjektet e palicencuara janë shkaktarët e aksidenteve me pasojë vdekjen, që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve në këto zona. Nga monitorimi i Task Force, këto subjekte punësonin dhe fëmijë në kundërshtim me ligjin.

Zëvendësministri i Energjetikës thotë se ndaj subjekteve të palicencuara janë depozituar kallëzime penale në prokurorinë e rrethit. Madje kallëzime do të bëhen dhe ndaj prindërve të cilët dërgojnë me dëshirë fëmijët e tyre për të mbledhur mineral.

Problemet më të mëdha i kemi me subjektet e palicencuara. Nga vëzhgimi ynë, janë këto subjekte të cilët punësojnë minorenë për të mbledhur mineral.

Ne kemi pezulluar me 90 për qind aktivitetin e tyre, ndërkohë kemi kërkuar ngritjen e një zyre teknike në Bulqizë me ekspertë inxhinierë të cilët duhet të koordinojnë veprimtarinë e firmave të licencuara që kanë akses për punën në miniera.

Kjo zyrë duhet të punojnë përditë me këto subjekte për të shmangur aksidentet në punë të cilat vijnë si pasojë e gërmimeve pa kriter që kryejnë minatorët e punësuar, tha Alibali.

Ndërsa për firmën koncesionare që ka marrë me koncesion minierën e Bulqizës, Task Force ka vënë disa kushte të cilat duhet të realizohen brenda muajit qershor.

I kemi lënë afat një muaj firmës koncesionare ACR që të rrethojë dhe të ndriçojë hapësirën në të cilën ushtron aktivitetin minerar.

Njëkohësisht i kemi kërkuar kësaj firme të punësojë roje private të licencuara me qëllim pengesën e hyrjes në galeri të personave jashtë kompanisë, tha përfaqësuesi i ministrisë së Energjetikës.

Sipas zëvendësministrit Neritan Alibali, një grup pune me në krye Ministrin e Energjetikës do të shkojnë në zonë për të verifikuar nëse janë realizuar pikat e planit të masave të hartuara për minierat.

Ndërsa grupi i Task Force do të krijojë hartën e rrezikut të zonës së Bulqizës, e cila më pas do ti dërgohet për miratim qeverisë.

Sipas Alibalit, kjo hartë mund të vërë në pikëpyetje zhvillimin e aktivitetit minerar në Bulqizë.

Blerina Ahmetaj /NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›