Çmimet rriten 3 fish brenda vitit, 30-40 ankesa në ditë tek Shoqata e Konsumatorit
Qytetarët në Tiranë duket sikur janë dorëzuar përballë çmimeve tejet të larta e të kripura, të produkteve ushqimore, por edhe të gjitha produkteve të tjera të përditshme. Shqetësimet e konsumatorëve dhe çoroditja e tyre në gjithë vendin,
për të patur një buxhet stabël, të qëndrueshëm familjar është edhe një nga ankesat e cila kohët e fundit janë shtuar së tepërmi edhe në Qendrën e Këshillimit Qytetar pranë Shoqatës së Konsumatorit. Kreu i kësaj shoqate Islam Cani tha për gazetën SOT se vetëm gjatë 8 muajve të fundit çmimet janë rritur tre fish e gjendja e qytetarëve është rënduar së tepërmi. Për këtë problem edhe ankesat që mbërrijnë pranë zyrës së konsumatorit janë në shifra problematike të cilat arrijnë deri në 20-40 në ditë. Ankesat në shoqatën e konsumatorëve janë të përditshme e ndër to një vend të rëndësishëm zënë ankesat për rritjen e çmimeve në treg. Çdo ditë ata përballen me ndryshime të çmimeve, pra nuk bëhet fjalë vetëm për fruta-perimet për të cilat ato e kanë orientimin stinor, por edhe për rritjen e çmimeve të ushqimeve të konsumit të përditshëm familjar. Ankesat më të shumta të ardhura nga vetë konsumatorët për rritjen e çmimeve janë si më poshtë. Sipas të dhënave nga shoqata e konsumatorëve qytetarët përballen jo vetëm me çmimet e kripura dhe çoroditëse që ndryshojnë pothuajse çdo ditë por edhe me cilësinë e produkteve që ata blejnë. Një tjetër shqetësim të cilët konsumatorët e shprehin nëpërmjet ankesave pranë kësaj zyre e cila është e vetmja në vendin tonë. Ndër shqetësimet e tjera është edhe mungesa e etikës në treg dhe më shumë kjo bie në sy në dyqanet e bukës. Sipas shoqatës së konsumatorëve qytetari ka të gjitha të drejtat e mundshme të dijë se çfarë blen.
Precedenti
Sipas kontrolleve nga shoqata qytetarët kanë të gjitha të drejtat e mundshme për të ditur se sa gram është produkti që ata blejnë e në rastin konkret buka, duhet të dinë gjithashtu datën e prodhimit, datën e shpërndarjes, llojin e miellit etj. Kur konsumatorët dëshirojnë që të dinë rreth këtij shqetësimi shumica e prodhuesve të këtij produkti i përgjigjet se nuk kemi pajisje apo pesha për ta peshuar. Në 60 furra buke që shoqata e konsumatorëve ka qenë prezente në 36 prej tyre nuk ishte bërë afishimi i listës së bukës me gramaturë dhe çmim. Një numër i madh i furrave nuk tregtojnë vetëm bukë por edhe kos, e bulmet. Një shqetësim tjetër është se buka shkon rifuxho nëpër dyqane disa me makina të ndryshme , në bagazhe, me motorra etj. Por problem mbetet edhe ambalazhimi me çfarë të mundet tregtari apo transpotuesi. Këto shiten në dyqane ushqimore ku ka fruta - perime etj. Lidhur me këtë sipas të dhënave nga shoqata e konsumatorëve çdo ditë ka shoqata të bukëpjekësve në rrethe që propozojnë të rritet çmimi i bukës meqenëse është rritur çmimi i energjisë dhe i ujit të pijshëm.
Çmimet
Qytetarët që kanë ardhur për ankesat thonë që buxhetin e tyre familjar e kanë renduar së tepërmi edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike, të ujit të pijshëm, të telefonisë etj. Këto ishin disa nga të dhënat që Shoqata Kombëtare e Konsumatorëve gjatë këtyre 2 muajve të vitit 2010 por që shkon gjithnjë në rritje të varfërimit të konsumatorëve tanë. Në treg dhe në përgjithësi askund nuk ju jepet kuponë, fature, pra në këtë rast konsumatori nuk është i informuar se çvlerë ka produkti etj. Konsumatori nuk i beson tregut të produkteve dhe të shërbimeve, atij i është premtuar me qindra herë se do të vendosen kasat e regjistrimit dhe të faturimit, por në shumë biznese kjo gjë ende nuk është mundësuar. Edhe zyrtarisht është pranuar se në indeksin e grupit Ushqime dhe pije jo alkoolike u shënua një rritje prej 1.3 për qind, me një ndikim prej 0.5 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi, rritja më e madhe prej 8.2 për qind vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Këtu përmendet edhe rritja e çmimit të qepëve të thata me 35.7 për qind, domateve me 27.3 për qind, preshit me 14.2 për qind, kastravecëve me 5.4 për qind, lakrës me 2.9 për qind etj. Po kështu, raporti i fundit i INSTAT-it konstaton se çmimet e nëngrupit "fruta" shënuan një rritje prej 0.3 për qind, ku përmendet rritja e çmimit të mandarinave me 8.4 për qind, mollëve me 7.1 për qind, dardhave me 2.7 për qind etj.
Ndryshimi i çmimeve gjatë 3 mujorit të fundit
Ishte Bëhet
1. Mielli 1 kg 70 80
2. Sheqeri 65 110
3. Makarona/sp 0.5 50 65
4. Makarona/divell 80 120
5. Salc렠 70 80
6. Vaj/Floriol 1litër 130 170
7. Vaj /Olim 120 170
8. Vaj/ulliri(Borsh) 420 450
9. Kafe/paketuar 100 g 90 100
10. Oriz/gold 1 kg 120 150
11. Mastro-Lindo 175 200
12. Sapunë/Dove 1 copë 70 80
13. Pije freskuese(coca cola) 80-100 120
14. Veza 1 kokër 80 100
15. Mishi 1 kg 750 950-1000
16. Qepa 60 100
17. Domatja 130- 60
18. Buka 60 60
19. Bombula e gazit 10 L 1000 1200
20. Bombula/vogël Elka 50 70
21. Spinaq 70 100
22. Sallata 60 110
23. Molla 60 80