E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili dështon me ligjin anti duhan, vetëm fletushka dhe mesazhe për të rinjtë

Rreth 700 mijë meshkuj në Shqipëri pinë duhan, ndërsa numri i femrave që tymosin cigare ka arritur në 200 mijë. Këto janë shifrat më të fundit që raportohen nga Instituti i Shëndetit Publik. Në prag të 31 majit, ditës botërore të luftës kundër duhanit, kreu i

Shëndetësisë Petrit Vasili, pasi dështoi në ligjin kundra duhanit, së bashku me specialistët e ISHP-së, drejtues të arsimit, kanë shpërndarë mesazhe sensibiluzese, për një rini pa duhan dhe alkool. Mesazhet janë përcjellë në një aktivitet festiv në Pallatin e Kongreseve me pjesëmarrjen e nxënësve të sistemit parauniversitar nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Statistikat për numrin e duhanpirësve në botë janë edhe më shqetësuese. Rreth 1 miliard meshkuj tymosin cigare rregullisht dhe 250 milionë femra në botë janë duhanpirëse.

Terapia psikologjike redukton dhembjet, ushtrimet relaksuese largojnë stresin
Kur kemi dhimbje është normale të jeni të zemëruar, të dëshpëruar, të brengosur, ose në depresion. Dhimbja mund të ndryshojë personalitetin tonë, të çrregullojë gjumin dhe të ndikojë në punën dhe raportet tuaja me njerëzit. Por, nuk do të thotë të jetë patjetër kështu. Trajtimi psikologjik ka treguar se është një metodë e sigurt dhe pa barna për të trajtuar dhimbjen tuaj në mënyrë direkte, duke ulur nivelin e stresit psikologjik, që shpesh acaron dhimbjen. Trajtimi psikologjik po ashtu ndihmon përmirësimin e pasojave indirekte të dhimbjes, duke ndihmuar të mësoni si të përballeni me problemet që shoqërohen me dhimbje. Pjesa më e madhe e trajtimit psikologjik për dhimbjen është edukimi, që ndihmon njerëzit të mësojë aftësi si t'i menaxhojë problemet e vështira. Trajtimet më të shpeshta psikologjike janë. Terapia me bisedë: Terapia me bisedë ofron përkrahje dhe këshilla nga psikiatri ose psikologu. Ushtrimet relaksuese: Pacientët mësojnë si të hyjnë në gjendje psikologjike të relaksimit të thellë që shoqërohet me shërim dhe reduktim të dhimbjes. Menaxhimi i stresit: Stresi mund të përkeqësojë dhimbjen. Trajtimet me menaxhim të stresit ndihmojnë pacientët të kuptojnë lidhjen mes stresit dhe dhembjes, si dhe të mësojnë mënyrat për të reduktuar stresin dhe lehtësuar dhimbjen. Trajnime për përballje me dhimbjen: Duke mësuar si ta përshtatni jetën tuaj me dhimbjen, mund të rritni kualitetin e jetës dukshëm. Trajtimi psikologjik mund të konsiderohet për cilindo problem të theksuar dhe periodik me dhimbje, që nuk është ndikuar nga barnat ose ndërhyrjet fillestare. Mjeku juaj mund të ndihmojë se cili trajtim është më i mirë për ju.

Last Updated on E Premte, 28 Maj 2010 20:14

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›