E Diel, 1 Nëntor 2026

5 mijë persona në javë me viroza, ISHP u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes

Të paktën 5 mijë persona janë prekur këtë javë nga viroza që po qarkullon në vend, por specialistët e Institutit te Shëndetit Publik mendojnë se numri është më i lartë. Simptomat e kësaj viroze janë më të lehta se të gripit të zakonshëm, ndaj janë të shumtë qytetarët

që vazhdojnë aktivitetin e tyre në punë, çka ka sjell edhe infektim të personave të tjerë. Të dhënat që vijnë nga poliklinikat por edhe nga spitalet tregojnë se simptomat e këtij virusi, janë kollë, rrufë, lodhje muskujsh, temperaturë e lehtë. Ky virus ka prekur edhe fëmijët por shifrat zyrtare tregojnë për një numër jo të lartë. Ndryshimi i shpeshtë i temperaturave favorizon përhapjen e viruseve dhe rritjen e sëmundshmërisë. Specialistet këshillojnë të gjithë qytetarët që të vizitohen pranë mjekut të familjes. Për trajtimin e duhur dhe pa efekte të këtyre virozave këshillohet mbajtja e një regjimi të rreptë higjieno-sanitar. Gjithashtu është e nevojshme kryerja e vizitave te mjeku specialist, i cili në varësi të simptomave përcakton edhe kurën që duhet të ndjekë pacienti. Këshillohet shmangia e ambienteve ku ka përqendrim të lartë njerëzish, pasi mund të përhapet edhe më lehtë. Kjo, pasi përhapja e infeksionit mundësohet në rrugë ajrore nëpërmjet prekjeve, kontakteve apo spërklave. Njëkohësisht është e domosdoshme që të konsumohen sa më shumë lëngje dhe sa më pak ushqime, që shpërbëhen me vështirësi. Për rastet kur nëna me gji është e prekur nga virusi i gripit, duhet që të mbajë një higjienë shumë strikte personale, si dhe të përdorë maskë në fytyrë kur i jep fëmijës për të pirë. Simptomat tek të vegjlit të cilët preken nga virozat e stinës janë temperaturë e lartë, djegie fyti, dhimbje koke, dhimbje gjoksi, dhimbje gjymtyrësh, ethe, kollë e thatë, sekrecione, diarre, e të vjella. Përsa i përket këshillave që mjekët u japin prindërve ndaj fëmijëve të tyre janë ato që kanë të bëjnë me evitimin e ambienteve me shumë njerëz. Shmangia e përdorimit të antibiotikëve . Marrja e sa më shumë lëngjeve. Konsumi i sa më shumë vitaminave në përbërje të ndryshme. Marrja e të katërtës së paracetamolit, një herë në katër orë në rastin kur nuk i zbret temperatura. Mbajtja e higjienës së rreptë personale. Mbulimi i gojës e hundës kur teshtin. Shmangia e kontakteve me njerëz të tjerë të prekur. Ndalohet kategorikisht përdorimi i antibiotikëve Pjesa dërrmuese e pacientëve të vegjël të prekur nga virozat e stinës dhe gripi sëmundjen e manifestojnë me temperaturë të lartë, e cila mund të zgjasë për ditë të tëra. Sipas mjekëve, është normale që në tri ditët e para temperatura të jetë e lartë, madje në raste të caktuara mund të shkojë edhe në 5 ditë.

Last Updated on E Premte, 28 Maj 2010 20:17

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›