Konuzin: Në dialog duhet të përfshihet edhe OKB

Rusia konsideron se me negociata mes Beogradit dhe Prishtinës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet të jenë të pranishme Kombet e Bashkuara, deklaroi sot ambasadori Rusisë Aleksandar Konuzin.
Ai për gazetarë në Beograd tha se Rusia mbështete Beogradin meqë Serbia në zgjidhjen e problemit të Kosovës i përmbahet drejtës ndërkombëtare. I pyetur se a është Rusia e gatshme që të përfshihet direkt në negociata, Konuzin tha s kjo varet nga marrëveshjet e palëve në kontekst.
”Konsideroj se KB duhet të jenë të pranishme gjatë rregullimit të çështjes s ë Kosovës”,tha Konuzin dhe theksoi se ajo që KB deri më tashti nuk janë paraqitur në negociata mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është rezultat “i vendimit të njëanshëm”.
”Konsiderojmë se Serbia strikt po i përmbahet drejtës ndërkombëtare”,tha Konuzin për gazetarë.