E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa Studentore e LRI miraton rezolutën për arsimin

TIRANE - Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloj sot në Teatrin e Operës dhe Baletit Konventën Studentore Zgjedhore të LRI-së për Kryeqytetin. Qindra anëtarë dhe simpatizantë të LRI-së së Tiranës në përfundim të këtij takimi në mënyrë unanime kanë miratuar një rezolutë me problematikat që shoqërojnë sot gjimnazistët dhe studentët e Kryeqytetit, ku dhe angazhohen për zgjidhen e tyre.

Gjithashtu nëpërmjet emrave alternativë Konventa ka zgjedhur si koordinatore të përgjithshme për Universitetin e Tiranës, Erjona Bixha dhe si koordinator për gjimnazistët Elma Mezini.

Rezoluta e LRI
1- Arsmimi professional të arrijë raportin 40 me 60% duke u marrë parasysh tregu i punës.
2- Krijimi i strategjisë afatgjatë duke bërë një studim të tregut dhe orientimi i studentëve drejt profesioneve të cilat vendi ka më tepër nevojë.
3- Si kusht për vazhdimin e studimeve në master të mos merret dëshmi në institucione certifikuese joshtetërore dhe si gjuhë e huaj të lejohen gjuhë të KE-së.
4- Jemi kundër ligjit të ri për profesionet e rregulluara pasi nuk është koha dhe nuk janë kushtet e duhura për një ligj të tillë.
5- Vendosja e linjës se autobusit në Qytetin Studenti.
6- Ulja e numrit të nxënësve në shkollat e mesme deri në 25 nxënës në klasë, duke hapur 5 shkolla të reja.
7 -Bashkëpunim midis Ministrisë së Arsimit me Ministrinë e Punës për njohjen midis diplomës dhe titujve të punësimit.
8- Realizimi i projektit të kartës së studentit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›