E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa e LRI, Meta: Fitorja 5:0 në gjykatë, spektakolare

TIRANE - Kryetari i LSI-së Ilir Meta e cilësoi një fitore spektakolare vendimin e Gjykatë së Lartë për pafajësinë e tij.

Duke folur në Konventën Studentore të Lëvizjes Rinore për Integrim, Meta deklaroi sërish se vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë nuk është thjesht fitore e tij, por fitore e drejtësisë dhe e standardeve për të mos rënë pre e shantazheve.
Meta akuzoi kryetarin e PS-së Edi Rama si orkestrues të sulmit ndaj tij.“Nipi i Byrosë Politike që orkestroi sulmin kundër Ilir Metës nuk donte të vriste moralisht, politikisht, madje dhe fizikisht mua, por donte të shuante shpresën tuaj për një Shqipëri europiane.”- tha Meta.

Ndër të tjera, Meta shprehu solidaritet me të gjithë Prokurorët, që duan të çojnë deri në fund dosjet e korrupsionit por që nuk i lejojnë.
Kreu i LSI-së foli edhe për festimet e 20-vjetorit e krijimit të FRESSH-it, Meta u shpreh se “Kur Ilir Meta dhe shokët e tij, krijonin FRESSH-in, në fund të vitit 1991 dhe fillimin e viti 92, dhe kur ai kërkonte të nxirrte jashtë ligjit PS-në, dhe pushkatimin e komunistëve, Ilir Meta dha një alternative të re, duke krijuar forumin më të fuqishëm më inspirues, forumin që e vrau ky pinjoll i Byrosë Politike.”

Në fund të fjalës së tij, Meta konfirmoi se do të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Konventa Studentore e LRI miraton rezolutën për arsimin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›