E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa Zgjedhore e LSI-së në maj

24/01/2012  Kreu i lsis-së, Ilir Meta, shprehet se gjithsecili është i lirë të konkurrojë për postin e kryetarit

Kryesia: Rivlerësim i angazhimeve të LSI në këtë qeveri dhe në ato të ardhshme

Në mbledhjen e parë të kryesisë për këtë vit Lëvizja Socialiste për Integrim përcaktoi projektet e saj, të cilat në thelb synojnë një rivlerësim jo vetëm të programit të LSI-së, por dhe të angazhimeve të saj si në qeverisjen aktuale, ashtu dhe në qeverisjet e ardhshme. Në mbledhje u vendos mbajtja e Konventës së LSI-së më 18 dhe 19 maj si dhe konventat zgjedhore të LRI-së dhe LGI-së në mars dhe në prill, që do të synojnë konsolidimin e të gjitha strukturave të LSI-së. Kryetari Ilir Meta në fjalën e tij e cilësoi si forcë pozitive me ndikim të madh politik partinë që ai drejton, gjithashtu si një parti që sheh tej politikës së ditës. Ai premtoi përmbushjen e të gjitha angazhimeve dhe ndërmarrjeve të saj. “Lëvizja Socialiste për Integrim, si forcë e rëndësishme politike në vend, si një forcë e koalicionit qeverisës, do të përmbushë të gjitha angazhimet dhe detyrimet e saj, që ky vit të jetë sa më dinjitoz për të gjithë shqiptarët. Të jetë një vit që të njohë përmirësimin e mëtejshëm të qeverisjes, të jetë një vit që të njohë një stad të ri të integrimit evropian të vendit, të jetë një vit i sundimit të ligjit”, - deklaroi Meta. Në mbledhje u vendos që në datat 18 dhe 19 maj të mbahet konventa e LSI, ku pritet të rivlerësohet programi politik. Para saj do të mbahet ajo e LRI-së1, ku do të zgjidhen strukturat drejtuese. “Së bashku me zotin Rama i kemi propozuar kryesisë një axhendë të rëndësishme, sidomos për 6 muajt e parë të këtij viti, e cila ka të bëjë me konsolidimin e të gjitha strukturave të LSI-së, dhe jo vetëm të saj, por dhe të dy shtyllave kryesore: të Lëvizjes së Gruas dhe asaj Rinore. Me këtë perspektivë do të propozojmë dhe do të diskutojmë të gjithë së bashku përpara konventës zgjedhore të LSI-së, të cilën e propozojmë në datat 18-19 maj për tu zhvilluar me praninë e më shumë se 1500 delegatëve”, - deklaroi kreu i LSI-së. Ai tha se mbajtja e konventave të LRI-së dhe LGI-së do të krijojnë jo vetëm mundësinë e konsolidimit të mëtejshëm të këtyre strukturave, zgjerimit dhe ndikimit të tyre në të gjitha grupet sociale, por njëkohësisht dhe për garantimin e një përfaqësimi sa më dinjitoz në të gjitha strukturat që do të zgjidhen në konventën e LSI-së. Në vijim ai garantoi se në zgjedhje do të kandidohet në mënyrë alternative në të gjitha nivelet, duke filluar nga vetë posti i kryetarit. “Janë të ftuar të gjithë që të aplikojnë, që të kandidojnë për të gjitha nivelet, që nga kryetari e deri te pozicionet e tjera. Do të ketë kandidaturë alternative për çdo pozicion, sepse pa garë nuk ka demokraci dhe ne duam garë të vërtetë. Jam i sigurt se LSI-ja pas 7 vjetësh ka shumë kualitete për të kandiduar dhe për të drejtuar me vizion dhe me dinjitet.

100-vetori i Pavarësisë

Diskutimin e parë Meta e nisi me 100-vjetorin e Pavarësisë dhe e cilësoi shumë të rëndësishme këtë festë për mbarë shqiptarët. “Të jetë një vit sa më dinjitoz për shqiptarët dhe që do të kulmojë me festimin e 100-vjetorit të shtetit dhe të Pavarësisë. Kjo është një ngjarje madhore, e shumëpritur, një ngjarje që vjen dhe si kurorëzim i shumë arritjeve të Shqipërisë, por dhe barë kombit në veçanti dhe të Kosovës, arritje këto që e kanë zanafillën e tyre më 28 nëntor të vitit 1912, kur Ismail Qemali, Isa Boletini dhe patriotë të tjerë nga më të shquarit të asaj kohe vendosën krijimin e shtetit shqiptar”, - tha Meta. Duke vlerësuar pozicionimin e shtetit shqiptar pas 100 vjetësh, kreu i LSI-së tha se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe shprehu besimin se këtë vit do të marrim edhe vendin e statusit të vendit kandidat për në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›