Gjykata: Nuk ka prova që pistoleta e Prendit u përdor më 21 janar
24/01/2012 Argumentimi i plotë për “arrest shtëpie”. Nuk firmosi tërheqjen e armës nga magazina
TIRANE- Gjykata e Tiranës, nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin dhe mbylljen në burg të komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Ky i fundit, sipas prokurorisë, është tradhtuar nga pistoleta e tij, të cilës edhe pse i kishte ndryshuar tytën, është identifikuar plotësisht nga ekspertiza balistike e FBI. I vrenjtur në fytyrë dhe me doza të larta nervozizmi që i kuptoheshin gjatë ngjitjes së shkallëve të prokurorisë së Tiranës, Ndrea Prendi mesditën e djeshme është marë në pyetje nga prokuroria që në kërkesën e saj kishte kërkuar masën e arrestit në burg. Siç mësohet në dëshminë e tij, Prendi ka mohuar gjithçka, ndërkohë që duke filluar nga sot ai do të qëndrojë i rrethuar me policë në banesën e tij që ndodhet në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Gjyqtari Shkëlqim Mustafa, i cili ka shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, shprehet në vendimin e tij se komandanti i Gardës Ndrea Prendi, në regjistrin model 34, nuk ka firmosur tërheqjen e pistoletës nga magazinat e armatimit.
Arsyetimi i plotë i Gjykatës së Tiranës
Në lidhje me elementin e tretë të kritereve të përcaktuara në nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, pra për ekzistencën e një “Dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, që personi ndaj të cilit kërkohet masa, mund ta ketë kryer këtë vepër penale, prokurori pretendon se arma nga e cila ka dalë predha që ka sjellë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, është arma që ka disponuar, personi nën hetim Ndrea Prendi. Rezulton se janë kryer ekspertime të ndryshme balistike, dhe është konkluduar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myriaj ka lënë giurmë në mekanizmin mbushës të pistoletës me numër P52796Z. Ky konkluzion është nxjerrë nga “Raport Ekzaminimi” nr.163G-SP-215 datë 05 Janar 2012, të Laboratorit të Byrose Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky akt përbën provë të plotë përsa i përket konkluzioneve të nxjerra pasi është në formën e kërkuar nga Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. Prokuroria e ka marrë këtë provë konform të gjitha rregullave procedurale ligjore, duke dërguar “Letër-Porosi për jashtë shtetit”, sipas përcaktimeve procedurale të nenit 509 të Kodit të Procedurës Penale. Ndaj, kokluzionet e këtij akti mund të përdoren nga organi i prokurorisë, pasi është një provë që është marrë prej burimeve të parashikuara në ligjin procedural penal. Sipas “Raport- Ekzaminimit” të Laboratorit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), është konkluduar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj ka lënë gjurmë në mekanizmin mbushës të pistoletës me numër P52796Z, si dhe kjo predhë ka gjurmë të viaskave të tytës së pistoletës me numër P52778Z, duke shtruar edhe versionin se mund të jenë shkëmbyer tytat e këtyre pistoletave me nr. P52791 Z me atë P52778Z. Prokurori pretendon se pistoleta me nr. P52796Z është pistoleta që ka përdorur, personi nën hetim Ndrea Prendi. Por nga aktet e administruara nga prokuroria deri në këtë fazë hetimi nuk ka një provë të plotë që të provojë saktësisht se kjo pistoletë është përdorur, me datë 21.01.2011, nga personi nën hetim. Në “Regjistrin model 34”, ku pasqyrohet pajisja me armatim e efektivave të Gardës, personi nën hetim nuk ka firmosur tërheqjen e kësaj pistolete nga magazina e armatimit (faqe 9 e këtij regjistri). Pistoleta është armatim personal të cilën një ushtarak e mban me vete deri në ditën që ai lirohet nga ajo detyrë. Për rrjedhojë nëse do të ishte armatim personal i personit nën hetim Ndrea Prendi, siç pretendon pa iu referuar ndonjë provë konkrete prokurori, atëherë kjo provë materiale do të merrej duke iu sekuestruar këtij shtetasi që e kishte në ngarkim dhe përgiigjej për ruajtjen e saj. Organi i prokurorisë nuk ia ka sekuestruar këtë pistoletë personit nën hetim Ndrea Prendi. Në dosjen hetimore është “Proces- Verbal” Për Sekuestrimin e Sendit” i datës 23 Mars 2011, i përpiluar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore Erjon Shehaj dhe i firmosur dhe nga shtetasi Mark Ndoj, me cilësinë e “shefit të armatimit”. Sipas këtij proces-verbali janë: sekuestruar 8 (tetë) pistoleta duke u shënuar numrat përkatës, përfshi dhe pistoletën me numër P52796Z, por pa e përcaktuar se kujt personi i përket kjo pistoletë. Ky fakt ka një rëndësi shumë të madhe në identifikimin e përgjegjësisë penale në lidhje me personin që ka përdoruar armën nga e cila ka dalë predha që ka goditur viktimën Faik Myrtaj. Organi i prokurorisë me marjen e konkluzioneve shkencore të “Raport-Ekzaminimi” nr. 163G-SP-215 datë 05 Janar 2012, të Laboratorit të Byros Federale të Hetimit (FBI), duhej të përqendronte hetimin në përcaktimin e poseduesit të pistoletës me nr. P52796Z. Këtë përcaktim prokurori duhet ta bëjë me prova ligjore të marra në një nga burimet që parashikon Kodi i Procedurës Penale dhe jo duke arritur në këtë konkluzion me anë të indicieve që nuk plotësojnë një “dyshim të arsyeshëm e të bazuar në prova” në lidhje me këtë fakt, që të ligjërojë caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” sipas nenit 238 të K.Pr.Penale. Në këto kushte, gjykata çmon se aktet e deritanishme, nuk formojnë një dyshim të bazuar në prova ligjore e të marrë sipas përcaktimeve Kodit të procedurës Penale, për faktin që personi nën hetim Ndrea Prendi me datë 21.01.2011, ka përdorur pistoletën nr. P52796Z. Gjykata nisur nga rëndësia e faktit, çmon se për një hetim të plotë të kësaj çështje nevojitet që të caktohet masa e sigurimit me “arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Ndrea Prendi.