Konventa e PD, Berisha: Rama i bëri lekët rrush e kumbulla me Koçon, la Tiranën pa rrugë
TIRANË- Partia Demokratike mblodhi pasditen e së shtunës konventën për Shqipërinë e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Gjatë punimeve të konventës pritet të marrin fjalën përfaqësues të lartë të PD-së si dhe kryeministri i vendit Sali Berisha.
Konventa e PD-së, u çel nga numri dy i PD-së, Astrit Patozi, i cili duke sjellë në vëmendje arritjet e mazhorancës ndër vite, theksoi se PD nuk do të ndalet deri sa Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të barabarta ne BE
Patozi nënvizoi se shqiptarët me 23 qershor do të zgjedhin mes një lideri si Edi Rama që kërkon ta kthejë Shqipërinë vite pas dhe një lideri si Sali Berisha që punon për të çuar vendin përpara.
BERISHA: RAMA, MJERAN NUK DI ASGJE NGA PUNET SHTETERORE
“Në ndërtuam në pak kohë mbi 11 km rrugë në kaur anët e Shqipërisë. Ti shok në autobus, duhet të të them dy fjalë, në Shkoër u the shkodranëve se janë ndërtuar gjithsej 600 km, por kur Shkodra qeshi dhe u tall me ty dhe tu përgjigj se nga ura e Drinit në Fierze dhe gjer ne Velipojë nga Vermoshi gjer ne Pukë, janë ndërtuar mbi 900 km rrugë. Nga autobusi yt, shpike shifrën tjetër, 1 500 km rrugë, mjeran, mjeran, i shkretë, i padijshëm, asgjë nga punët shtetërore. Ke qenë kryetar bashkie, o piktor i dështuar. E ke lenë qytetin tonë me 250 km rrugë dhe rrugica të pa asfaltuara. Mësoje këtu njeri i shkret, i varfër i mjerë në ide, se cdo rrugë ndërtohet me një progjet, se dado rrugë ndërtohet mbi një preventiv, se cdo preventiv zbatohet me një financim dhe se o shoku i autobusit vetëm fondi shqiptar i zhvillimit me 320 milion dollarë ka ndërtuar kilometër për kilometër 1520 km rrugë. Mësoje, mësoje o piktor i dështuar se fondi shqiptar i rajoneve dhe grantet konkurruese gjatë viteve të qeverisë sonë kanë marrë për rrugë shkolla she ujësjellësa, 1 miliard e 50 milion dollarë. Ti je nga ata që ke marrë jo pak, por i bërë rroga dhe rrush e kumbulla me Koçon dhe le Tiranën pa rrugë. Mësohet se financat janë financa, se shifrat e financave janë të qarta dhe të sakta si rrezja e diellit , se ato nuk lëvizin me cantat e Koëës apo valigjet e Fidelit po lëvizin nga thesari ne banken e shteti. Mësoje se Shqipëria ka në drejtori rrugësh dhe Ministri që ka investuar në rrugë 10 herë më shumë se fondi shqiptar i zhvillimit. Duke parë se je i sëmurë nga rrugët, unë jam mjek e kam të thjeshtë ta kuptoj se të ka zënë dromosfobia. Mendova të të ftoj 2-3 herë të inaugurojmë se bashku por druaj se kjo kurë nuk të nxjerr nga sindromi ku ke rënë ke gjet ilacin. Ti rri në autobus ne do shtrojmë rrugët”.
ASTRIT PATOZI: NUK DO PUSHOJMË DERISA TË INTEGROHEMI
Partia Demokratike (PD) ka udhëhequr me përkushtim rrugën drejt integrimit të vendit. Keshtu u shpreh nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi sot në Konventën e PD-së për Shqipërinë e zhvilluar në Tiranë. Sikurse tha Patozi, "PD gjatë këtyre tetë viteve, ka bërë shumë më tepër se shtete të tjera kanë bërë për dekada. “
PD ka udhëhequr me përkushtim rrugën drejt integrimti të vendit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në antarësimin e vendit në Bashkimin Europian, shtoi me tej ai.
"Gjithçka fillon me rrugët. Në këto vjet kemi ndërtuar dhe rindërtuar 10 mijë km rrugë. Ne i kemi lidhur këto rrugë me pika kufitare. Kemi rikonstruktuar aeroportin “Nënë Tereza”, 1 mln e gjysmë udhëtarë në vit. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar 45 rrjete të furnizimit me ujë.Ne po lidhim qytetarët me internet kudo që ata jetojnë. Ne kemi siguruar kujdes shëndetësor më të mirë. Në po lidhim Shqipërinë me Botën, sot me PD liberalizmi i vizave është bërë realitet. Jemi anëtarë krenar të NATO. Nuk do pushojmë asnjë çast derisa të bëhemi anëtare me të drejta të barabarta ne BE. Ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do ja dalim së bashku. Sot do flasim për zgjidhjen mes një lideri që po kërkon ta kthejë Shqipërinë vite dhe vite pas, dhe liderin dhe koalicionin e Sali Berishës që po kërkon ta çojë Shqipërinë para, për një Shqipëri të zhvilluar", theksoi Patozi.
“Ne kemi ende shumë për të bërë dhe do tja dalim së bashku”, tha nenkryetari i PD-se, Astrit Patozi.
BASHA: RAMA IA MBATHI NGA TIRANA NGA FRIKA E BILANCIT 11 VJEÇAR
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha përshëndeti Konventën e Partisë Demokratike. Qytetari i parë i Tiranës, duke bërë një bilanc të paraardhësit të tij, akuzoi Edi Ramën se në 11 vjet parimi i tij ishte: “ Unë dhe miqtë e mi jemi të parët”.
'Mirë se keni ardhur , mirë se ktheheni në Tiranën tonë. Të flasim sot për zhvillimin si një shans dhe mundësi, për të gjithë ne, për familjet tona dhe brezat që vijnë. Si pak kush tjetër Edi Rama kishte e mundësi ta bënte Tiranën qytet të zhvilluar sepse kishte 11 vjet kohë ta bënte Tiranën qytet që ziente nga biznesi dhe investitorët. Por, ta bësh këtë duhet të ndjekësh një model dhe parim, në fakt ai e bëri, parimi i tij ishte: Unë dhe miqtë e mi jemi të parët. Nuk kam ardhur për fushatë negative ndaj askush por bilancet e cdo politikani janë të rëndësishëm, kur ai kërkon të vijë sërish në pushtet”, theksoi Basha.
Tirana ka sot, një plan për zhvillimin urban dhe kushtetutën e vet të zhvillimit, ku është marrë parasysh zëri i çdo qytetari, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranes, Lulzim Basha. “Jemi zotuar dhe po bëjmë realitet ndërtimin e infrastrukturës në rrugët kryesore e dytësore sepse për mua Tirana fillon në pragun e shtëpisë së çdo qytetari”, tha Basha.
Sikurse deklaroi ai, Tirana humbi 11 vite për shkak të modelit Rama, ndërkohë që sot, janë hapur 4.763 biznese dhe ka 12.036 më shumë të punësuar.
“Ish-kryetari është kujdesur dhe për të ardhurit në qytetin tonë, a thua se nuk ishte ai që i vuri fadromën. Edi Rama mendon shpreson uron që qytetarët të kenë harruar, por kjo nuk është e vërtetë, ndaj dhe në këto zgjedhje, zgjodhi t’ia mbathë nga Tirana, pasi për 11 vjet kishte kohë për të bërë Tiranën dhe nuk e bëri”, theksoi Basha.
TOPALLI: PLAN REAL PËR KRIJIMIN E 250 MIJË VENDE PUNE
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi sot se kryeministri Sali Berisha dhe PD kanë një plan real për krijimin e 250 mijë vendeve të punës në katër vitet e ardhshme.
“PD ka bërë gjithçka për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Topalli duke shtuar se, PD ka përmbushur të gjitha kërkesat për marrjen e statusit. Vetëm statusi tha Topalli, do të sillte qindra milionë euro investime dhe mijëra vende pune.
“PD në këto vite ka mbështetur zhvillimin e bizneseve”, tha Topalli. Sipas saj, zhvillimi ekonomik sot, është real, tashmë nuk ka më kthim mbrapa dhe se krijimi i vendeve të punës është i mundur edhe më shumë në mandatin e ardhshëm.
ENO BOZDO: JEMI NË KRYE TË REVOLUCIONIT ENERGJETIK
“Zhvillimi në sektorin e ujit ka qenë i jashtëzakonshëm. Investimet në ujë dhe kanalizime kanë rritur cilësinë e jetës dhe kanë hapur mijëra vende pune. Sot kemi energji elektrike 24 orë. Në investuam ne prodhimin e energjisë, edhe pse është me e kushtueshmja. Jam i lumtur se me mua këtu sot, të gjithë përfitojnë nga ky shërbim. 53 HEC të reja kanë mundësuar 5 mijë të punësuar direkt. Ne jemi në krye të një revolucioni energjitik, të krijon vende të reja pune dhe mbron mjedisin. Projekti TAP pritet të kalojë mes përmes Shqipërisë. Kjo sjell 20 mijë vende të reja pune. Por, ne kemi ende shumë për të bërë”.
SOKOL OLLDASHI: RRUGA BARAZ ZHVILLIM, RAMA DREMIT NE AUTOBUS
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi deklaroi sot, në Konventën Zgjedhore të Partisë Demoktaike se, gjatë këtyre 8 viteve, janë ndërtuar 10 mijë km rrugë sepse rrugët janë shenjë e zhvillimit të vendit. “Rrugët janë damarët ku kalon zhvillimi ekonomik i vendit”, tha Olldashi.
Sipas tij, sot duhen vetëm 3 orë për të shkuar në skajin më jugor të vendit, 3 orë për të shkuar në Valbonë, 2 orë e gjysmë për të pirë kafe në Prishtinë, ndërkohë që për pak javë, për 15 minuta do të shkohët në Elbasan.
“Të gjithë e dinë që PD ka ndërtuar më shumë rrugë, 10 mijë km rrugë, që lidhin komunat, fshatrat qytetet. Në ndërtojmë rrugë sepse e dimë se rrugët janë damarët ku kalon zhvillimi ekonomik i vendit. Rrugët dhe zhvillimi janë e njëjta gjë. Ka ca të tjerë që kanë humbur rrugën, janë në autobus. Janë duke dremitur në autobus. Nuk na duhet. Sot në Kukës shkohet për 90 minuta dhe për 2 orë 3 0 minuta shkon pi kafe në Prishtinë. Në këtë rrugë kalon dhe Edi Kokëdhima, por nuk e sheh”, tha Olldashi.
GENC POLLO: SË SHPEJTI SHËRBIMI 4 G
“Partia Demokratike ka investuar në zhvillimin e teknologjisë, zhvillim që ju mund ta përdorni”, u shpreh sot gjatë Konventës së PD-së, Ministri për inovacionin dhe TIK, Genc Pollo.
“Partia Demokratike ka punuar fort për t’i ofruar të gjithë shqiptarëve aftësitë, mundësitë dhe infrastrukturën që u duhet për të përfituar nga teknologjitë e reja si dhe për të konkurruar në tregun digjital. Celulari dhe interneti i kanë dhene hov biznesit dhe jetës ekonomike në tërësi. Dhe njerëzit, pavarësisht se ku banojnë, tashmë komunikojnë me njëri-tjetrin më gjatë dhe më lirë”, tha Pollo, duke shtuar se “shqiptarët kanë akses në internet 15 herë më shumë se në vitin 2005. Ky është zhvillim që ju e përdorni.
"Interneti është shumë herë më i shpejtë sepse jane shtruar rrjete digjitale anembane vendit. Ky është zhvillim që ju e përdorni. Ne kemi vendosur 24.000 kompjutera në 2.000 shkolla në Shqipëri te lidhur me internet broadband. Ky është zhvillim që çdo nxënës mund ta përdore. Posta Shqiptare ka ndërtuar 1.200 Pika Aksesi Publik të pajisura me internet falas dhe ky është zhvillim që gjithë qytetarët mund ta përdorin. Ne kemi Facebook-un, skype-in, dhe mund të gjejmë online çfarëdo informacioni të duam. Sot per cdo dy shqiptare kemi tre celulare ndërsa çmimet i thirrjeve e bisedave kane zbritur deri në 75%. Kemi vendosur 24 mijë kompjutera në shkolla. Sot për cdo shqiptar kemi 2 telefona, dhe cmimet e telefonisë celulare janë më të ulëta. Kemi futur shërbimin 3 G dhe do fusim së shpejti shërbimin 4 G. Sot aplikojmë online për patentë, për maturën shtetërore. Kemi shërbim elektronik për qendrën kombëtare të regjistrimit të biznesit. Sistemi doganor është dixhital sot duke e bërë zhdoganimin e mallrave shumë shpejt. Bizneset mund të kontrollojnë taksat përmes telefonit dhe i paguajnë madje online”, theksoi ministri Pollo.
HALIM KOSOVA: NUMËR PA PAGESE 080089111, PËR TË QENË SA MË AFËR QYTETARIT
Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova tha sot ne Konventen e Partise Demokratike se që prej vitit 2005, sistemi shëndetësor ka pësuar shumë ndryshime.
Sikurse deklaroi ministri, 51 milionë euro janë investuar vetëm për aparatura, ndërkohë që 84 milionë dollarë shkojnë nga shteti për rimbursimin e ilaçeve.
“Populli ynë meriton të bëjmë më tepër për të. sistemi shëndetësor ka pësuar më shumë ndryshime. Rreth 50 mijë euro janë investuar në këtë sistem. Është instaluar sistemi i telemedicinës. Nuk duhet harruar ajo që qeveria investon 84 milionë për ilacin kundër kancerit. Kriteret për punën tonë, vërejtjet e pacientëve. Një numër pa pagese 080089111, për të qenë sa më afër qytetarit aty ku ndodhet. Në 52 ditë në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë së bashku me stafin tim kemi arritur të vendosim pacientin në qendër të sistemit tonë shëndetësor”, tha ministri.
BREGU: KUR RAMA TË VOTOJE 3 LIGJET NE NUK DO JA FALIM, DAULLET E HUMBJES DO BIEN PER TË
"Shqiptarët, socialistë apo demokratë, e duan Shqipërinë e zhvilluar, me vlera Europiane dhe nuk duan bllokimin", tha sot gjatë Konventës së Partisë Demokratike, ministrja e Integrimit Europian Majlinda Bregu.
Sipas Ministres së Integrimit, "sheshet mbushen me hirë nga qytetarët, e jo me pahir siç thotë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, që nuk di metodë tjetër veç asaj të robërisë për të mbledhur njerëz".
Rama është bllokuesi më i madh i ëndrrave të shqiptarëve, tha Bregu. "Në Tetor kur Brukseli propozoi statusin për vendin tonë dhe na vuri kusht miratimin e tre ligjeve, të cilat u kthyen në refren për ne, si pasoi e një opozite bllokuese dhe antishqiptare. Edi Rama, kërkon të shkatërrojë gjithçka për hir të karriges, por ne e duam Shqipërinë dhe do votojmë Shqipërinë Europiane”, tha Bregu.
“Kam gënjyer kur kam thënë se Shëndetësia vdiq kur erdhi Ilir Meta, harrojeni se kam thënë që ekonomia u rrënua kur erdhi Ilir Meta, dhe sot na vjen krah për krah me Metën dhe na thotë harroje që kam thënë se s'do votoi ligjet, pasi dua ti votoi ato, duke u tallur me shqiptarët.”, ironizoi Bregu, kreun e Partisë Socialiste. "Ditën kur Rama ti votojë tre ligjet nuk do e falim, pasi bllokimi i ligjeve ishte dashakeqësi e Ramës", shtoi Bregu.
“Sot, vijoi ajo, Rama u tha shqiptarëve në Kamëz se “Berisha ju futi në NATO dhe ju bë jeta Natë, edhe komunisti më i egër nuk do të përgojonte NATO-n. Vetëm ti, shtoi ajo, mund të përgojosh djersën dhe punën e shqiptarëve dhe luftën e shqiptarëve për të kaluar nga lindja në perëndim. Vetëm ti, mund të përbuzësh Aleancën që ndërhyri për të ndaluar luftën në Kosovë, prandaj zoti Rama, shqiptarët do të të nisin së bashku me autobusin tënd drejt humnerës, pasi ti do humbësh, ndërsa ne do të festojmë Europën, do të festojmë Shqipërinë Europiane”, theksoi Bregu.
"Bjeri daulleve sa të duash se ato daulle binnë për humbjen tënde", përfundoi Bregu.
HALIMI: DIXHITALIZIMI DHE REFORMAT, THELBI I PUNËS TONË
Shqipëria sot është e para në botë sa i takon transparencës në tenderime, tha sot Eduard Halimi, gjatë Konventës së Partisë Demokratike. Sipas Ministrit të Drejtësisë, Dixhitalizimi dhe reformat janë thelbi i punës sonë në këto tetë vite.
“Dixhitalizimi i çdo shërbimi ofron transparencë për qyetarët, reformat ofrojnë zhvillim dhe afrim me bashëkqyetaërt tanë europian. “Ne, tha Halimi, jemi në vendin e parë në botë sa i takon transparencës së tenderave të cilat kapin shfirën mbi 3 000 euro.”
“Dixhitalizimi jo vetëm që na mundëson të jemi transparent, por na ofron mundësinë për të qenë më pranë qytetarit, i cili mund të bashkëveprojë me ne. Sot qytetarëve i ofrohen mundësi aplikimi online për regjistrimin nëpër universitete, aplikim online për lejet e qarkullimit dhe shumë të tjera si këto,” tha ai
“Ne kemi hequr mbi 230 procedura për të marrë liçença. Ne kemi ulur në mënyrë drastike burokracinë, kemi ndryshuar në mënyrë drastike transparencën mbi destinacionin e taksave të shqiptarëve”, theksoi Ministri i Drejtësisë.
“Ne e dimë shumë mirë, tha Halimi, se çdo shqiptar është më i mbrojtur se kurrë prej transparencës, ne nuk kemi frikë prej saj, ne kemi bërë shumë për të përmirësuar jetën e çdo shqiptari dhe kemi ende shumë për të bërë” siguroi ai.
Lajmi vijon....