E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Me rrogoshinasit që në 23 qershor do votoje Rilindjen, jo rrënimin

KAVAJË- Partia Socialiste pritet të zhvillojë pasditen e sotme një takim elektoral në qytetin e Rrogozhines. 

“Ne 6:30 Rrogozhinasit na presin në sheshin e rrënuar te qytetit të varfër e të papune, që në 23 qershor do votoje Rilindjen jo Rrënimin”, shkruan kreu i PS, Edi Rama në një postim në rrjetin social Twitter.

Rama: Pasdite në Kavajë, aty ku votuesit tradicionale të PD nisën kthesën e madhe
Partia Socialiste pritet të zhvillojë pasditen e sotme një takim elektoral në qytetin e Kavajës. Në një postim në rrjetin social Twitter, kreu i PS-së Edi Rama fton simpatizantët që të marrin pjesë në vendin ku votuesit tradicionale të PD nisën kthesën e madhe të Kavajës!

“Në 4: 30 kënd fjale në lagjen Sharrë të Kavajës, ke Hykat sic i thonë, ku votuesit tradicionale të PD nisën kthesën e madhe të Kavajës! Kavaja e pastër që merr fryme lirisht shembulli më i mirë për cdo demokrat që do një Shqipëri të pastër që merr frymë lirisht: Vota PS:-)”, shkruan Rama. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›