E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Pasdite në Kavajë, aty ku votuesit tradicionale të PD nisën kthesën e madhe

KAVAJË- Partia Socialiste pritet të zhvillojë pasditen e sotme një takim elektoral në qytetin e Kavajës. Në një postim në rrjetin social Twitter, kreu i PS-së Edi Rama fton simpatizantët që të marrin pjesë në vendin ku votuesit tradicionale të PD nisën kthesën e madhe të Kavajës!

“Në 4: 30 kënd fjale në lagjen Sharrë të Kavajës, ke Hykat sic i thonë, ku votuesit tradicionale të PD nisën kthesën e madhe të Kavajës! Kavaja e pastër që merr fryme lirisht shembulli më i mirë për cdo demokrat që do një Shqipëri të pastër që merr frymë lirisht: Vota PS:-)”, shkruan Rama. 

(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Rama në Paskuqan e Kamëz: Do drejtoj vetë procesin e legalizimeve, jo vota si tifozë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›